☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.19 ▼1.19%
ARI 4,856 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,511 ▲ +0.18% ETH $2,332 ▼ -1.59% XRP $1.3620 ▼ -0.29% SOL $83.5800 ▼ -3.07%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.19 ▼1.19 % ARI 4,856 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Angazhim i jashtëzakonshëm nga qeveria për integrimin

“Ne miratuam strategjinë e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor ku qartësisht nënvizojmë perspektivën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. E theksoj këtë, të gjashtë vendet sepse Shqipëria qartësisht, jo vetëm që është pjesë, por është pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi”, deklaroi të martën zëvendëspresidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini.

Në një intervistë ekskluzive për Ora News, pas shpalljes së strategjisë së BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Mogherini theksoi se “kam parë në Shqipëri një vendosmëri, angazhim dhe kurajo nga lidershipi politik, veçanërisht nga Kryeminsitri dhe kjo qeveri që ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besoj se këtë e konstatojnë edhe në Bashkimin Europian dhe në vendet anëtare”.

”Unë shoh shumë vendosmëri. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë vendosmëri në rajon për të ndjekur rrugën e integrimit në BE sa tani. Vështirësitë janë gjithmonë aty, krizat politike janë gjithmonë aty. Unë kam parë vitet e fundit një vendosmëri dhe përkushtim dhe një vokacion unik do të thoja, për t’u integruar në BE dhe mendoj se kjo vjen sepse rajoni e kupton, qytetarët në rajon, e kuptojnë që nuk ka alternativë më të mirë dhe të ardhme më të mirë për ta se sa t’i bashkohen BE-së”, nënvizoi Mogherini.

Në strategjinë që prezantuam sot, tha ajo, ka një parashikim kohor deri në vitin 2025, që nuk është një afat fundor, as një objektiv dhe nuk përcakton kohën në një mënyrë përfundimtare sepse gjithçka varet nga cilësia e procesit dhe rezultatet e arritura.

“Por është e qartë se ky parashikim për vitin 2025, nuk është vetëm për një ose dy vende, as për vendet që janë aktualisht duke negociuar, por është një parashikim për të gjithë vendet që do të nisin negociatat në muajt e ardhshëm. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për shqiptarët që të dinë se ky parashikim kohor është për të gjithë”, theksoi Mogherini.

Mogherini u shpreh se, “shikoj vendosmëri dhe vullnet për të arritur standarde europiane, për të arritur standardet e BE-së përsa i përket ekonomisë, qeverisjes, shtetit ligjor, marrëdhënie të mira fqinjësie dhe mendoj se liderët e rajonit po i përgjigjen këtyre nevojave dhe aspiratave të qytetarëve të tyre”‘.

Lidhur me procesin e “Vetting”-ut, Mogherini tha se Shqipëria ka kaluar përmes një procesi reformimi kurajoz dhe pozitiv në sistemin gjyqësor.

“Mendoj se rezultatet janë të qarta, po vijnë dhe kjo ka patur një ndikim pozitiv në Bashkimin Europian, por gjithashtu së pari dhe më kryesorja, ka patur ndikim pozitiv tek qytetarët shqiptarë”, tha Mogherini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.