☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.06 ▼1.34%
ARI 4,873 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,598 ▲ +0.42% ETH $2,334 ▼ -1.26% XRP $1.3607 ▼ -0.26% SOL $83.7700 ▼ -2.47%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.06 ▼1.34 % ARI 4,873 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Angjushev: Qeveria e Shkupit financon 20 për qind të pagës më të lartë se 300 euro

Zv/kryeministri Angjushev, inkurajoi afaristët italianë të vijnë në Maqedoni dhe të shohin nga afër masat e reja të qeverisë të cilat u janë prezentuar të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe vendore.

Konfederata e industrisë italiane (Confindustria), promovoi të mërkurën në Shkup, përfaqësinë e saj të hapur në Maqedoni, e cila ka për qëllim të shndërrohet në një regjistër në të cilin ndërmarrësit italianë do të mund të kërkojnë një partner biznesi në Maqedoni përmes të cilëve do të shtrijnë veprimtarinë e tyre afariste.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, në fjalimin e tij para të pranishmëve tha se Italia është partneri i gjashtë i Maqedonisë për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, me gjithsej 367 milionë euro këmbim tregtar në nivel vjetor, për të shtuar se në nëntë muajt e parë të këtij viti, këmbimi tregtar shënon rritje me 6.6 përqind, ndërkohë që eksportet e Maqedonisë në Itali në këtë periudhë shënojnë rritje me 7.7 për qind.

Ai inkurajoi afaristët italianë të vijnë në Maqedoni dhe të shohin nga afër masat e reja të qeverisë të cilat u janë prezentuar të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe vendore, të cilat deri në fund të muajit do të shndërrohen në politikë zyrtare të qeverisë.

“Secili investim i huaj, në çfarë do lokacioni, por që do të jetë ‘Grinfild’, do të ketë lehtësime tatimore, më konkretisht, zero tatim në fitim në dhjetë vitet e para, tatim personal zero në dhjetë vitet e para, ndërsa ato të cilat do të jenë në zonat pa doganë do të kenë zero TVSH dhe doganë në dhjetë vitet e para”, tha Angjushev duke prezentuar masat e reja qeveritare.

Përveç kësaj, tha Angjushev, për secilin investim të bërë, qeveria do të kthejë 10 për qind nga investimi, dhe nëse e njëjta kompani do të jetë e orientuar për eksport, do të ketë edhe 10 për qind shtesë, ose 20 për qind në total.

Lehtësime do të ketë edhe tek pjesa e punësimeve, por jo përmes financave për krijimin e vendeve të punës, siç ka qenë deri më tani, por përmes financimit të pagës mujore nëse ajo është më e lartë se 300 euro, me çka 20 për qind do të financohet nga shteti.

“Kjo është e mirë për kuadrot profesionale të cilët synojmë t’i mbajmë në shtet, dhe nëse punëdhënësi ka paguar 500 euro, ne e stimulojmë që të paguaj 600 euro pagë mujore”, tha Angjushev.

Ambasadori i Italisë në Shkup, Carlo Romeo, nga ana e tij informoi se Konfederata e Industrisë Italiane (Confindustria), ka afër 150 mijë anëtarë të të gjitha madhësive, me selinë qendrore në Romë, ndërkohë që numëron 241 zyra territoriale dhe shoqata në mënyrë që të sigurojë rolin qendror të kompanive si një nxitës i zhvillimit ekonomik dhe social.

Që nga viti 1958, ajo ka seli të përhershme në Bruksel, e cila synon të përfaqësojë kompanitë italiane përpara institucioneve evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.