🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.13 ▼1.98%
ARI 4,086 ▼0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,353 ▼ -0.43% ETH $2,093 ▼ -1.34% XRP $1.0793 ▼ -1.28% SOL $84.7600 ▼ -2.13%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.13 ▼1.98 % ARI 4,086 ▼0.69 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.13 ▼1.98 % ARI 4,086 ▼0.69 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Anglia gati ligjin e ri, u ndalon shqiptarëve azil-kërkimin

Suela Braverman, ministre e punëve të brendshme në Britaninë e Madhe pritet në javën në vazhdim të bëj publik planin për ndalimin e azil-kërkimit të shqiptarëve që mbërrijnë me gomone.
Si pas gazetës The Sun ku citohet një burim qeveritar, ndryshimet pritet të ndodhin përpara Krishtlindjes.
Janë 12.102 shqiptarë në pritje tu shqyrtohet kërkesa për azil.
Deri më tani mediat britanike kanë zbuluar se ky plan do ta përfshi Shqipërinë në listën e bardhë, duke mos-lejuar që shqiptarët të kenë të drejtë azil kërkimi.
Ky ndryshim drastik vjen në një kohë kur në 11 muajt e vitit 2022 në Angli e mbërritën me gomone mbi 12.000 shqiptarë.
Kryeministri Rishi Sunak u tha deputetëve  konservator se për të është prioritet numër 1 korrigjimi situatës me emigracionin e jashtëligjshëm.
Ndërsa deputetja LaburisteYvette Cooper ka deklaruar se sistemi azil shqyrtimit në ministrinë e brendshme Home Office është totalisht në kaos.
Sakaq gazeta The Sun, të cilës i referohet Top Channel,  thotë se trafikantët shqiptarë vijojnë në Tik Tok të reklamojnë kalimin e Lamanshit me gomone.
Në një prej këtyre reklamave thuhet: “ Hajde Shqipe. Kalim 1000.000 %. Rrugë kur deti te jetë 40 centimetra e poshtë. 40 persona në gomone 12 metra e gjatë. Hajde vëllezër e motra, me super çmime 3.000 stërlina”.
Deputetja e zonës së Doverit ku mbërrin emigrantët Natalie Elphincke ka deklaruar për The Sun se duhet të ndryshojë ligji në mënyrë që të tilla reklama në TikTok të konsiderohen vepër penale pasi promovojnë emigracionin ilegal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.