☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,761 ▲2.19%
DOW 47,737 ▲2.47%
NASDAQ 22,565 ▲2.49%
NAFTA 94.97 ▼15.92%
ARI 4,735 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,150 ▲ +4.08% ETH $2,203 ▲ +5.77% XRP $1.3486 ▲ +3.71% SOL $82.9200 ▲ +4.26%
S&P 500 6,761 ▲2.19 % DOW 47,737 ▲2.47 % NASDAQ 22,565 ▲2.49 % NAFTA 94.97 ▼15.92 % ARI 4,735 ▲1.07 % S&P 500 6,761 ▲2.19 % DOW 47,737 ▲2.47 % NASDAQ 22,565 ▲2.49 % NAFTA 94.97 ▼15.92 % ARI 4,735 ▲1.07 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Amerika

Anijet e para kalojnë në Hormuz – Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Pasi presidenti Donald Trump njoftoi arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dyjavore mes SHBA-së dhe Iranit dhe kryediplomati Abas Aragchi garantoi se gjatë së njëjtës periudhë, Teherani do të sigurojë kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit, anijet e para lundruan përmes kanalit jetik ujor, ku qarkullon gati 1/5 e naftës së gazit të lëngshëm natyror botëror. Ky zhvillim bëri gjithashtu që tregjet financiare globale të reagonin pozitivisht, ndërsa çmimi i karburanteve pësoi uljen më të madhe, ku nafta e papërpunuar Brent arriti në rreth 94 dollarë për fuçi. Pas njoftimit të Pakistanit se pret të premten delegacionet e dy vendeve për vijuar negociatat, zv. presidenti i SHBA-së, JD Vance tha  Trump e kishte udhëzuar të gjithë ekipin amerikan, përfshirë Sekretarin e Shtetit Rubio dhe të dërguarin e posaçëm Steve Witkoff, të negocionin me mirëbesim. Ai e përshkroi marrëveshjen SHBA-Iran si një armëpushim të brishtë dhe lëshoi një paralajmërim të qartë për Teheranin përpara mbajtjes së bisedimeve.

“Nëse iranianët janë të gatshëm të punojnë me ne në mirëbesim, mendoj se mund të arrijmë një marrëveshje. Nëse nuk ulen në tryezën e negociatave, do të zbulojnë se Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është nga ata me të cilët mund të luhet. Ai pret me padurim për të bërë përparim, por nëse do të gënjejnë e mashtojnë, atëherë ata nuk do të jenë të lumtur.”, u shpreh JD Vance, Zëvendëspresident i SHBA-së.

Ndërkohë kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif, vendi i të cilit ka shërbyer si ndërmjetës mes SHBA-së dhe Iranit, tha se presidenti iranian Mahsud Pezeshkian  konfirmoi se delegacioni nga Teherani do të jetë i pranishëm në Islamabad për negociatat me palën amerikane. Sharif shprehu mirënjohje ndaj Kinës, Arabisë Saudite, Turqisë, Egjiptit dhe Katarit, për mbështetjen në arritjen e armëpushimit.

/rtsh.al/

The post Anijet e para kalojnë në Hormuz – Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.