🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Bota

ANKARA – NATO premton 140 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën deri në fund të vitit 2027

ANKARA, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Liderët e vendeve anëtare të NATO-s, të mbledhur në samitin e zhvilluar në Ankara, miratuan sot një deklaratë të përbashkët me të cilën angazhohen të ofrojnë gjithsej 140 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë viteve 2026 dhe 2027.

Në deklaratë theksohet se Ukraina kontribuon në sigurinë euroatlantike dhe se aleatët mbeten të bashkuar në mbështetjen e tyre të palëkundur për mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Për vitin 2026 është premtuar një paketë prej 70 miliardë eurosh në pajisje ushtarake, asistencë dhe trajnim, ndërsa aleatët janë zotuar të ruajnë të paktën të njëjtin nivel mbështetjeje edhe gjatë vitit 2027.

Pjesa më e madhe e kësaj ndihme do të financohet nga vendet evropiane të NATO-s dhe Kanada, pasi Shtetet e Bashkuara  të Amerikës ka reduktuar ndjeshëm mbështetjen financiare për Kievin nën administratën e presidentit Donald Trump.

Ndërkohë, Gjermania ka njoftuar se planifikon të japë 11,5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën vetëm gjatë vitit 2026.

Paketa përfshin edhe një hua prej 60 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian për mbështetjen e Forcave të Armatosura të Ukrainës në periudhën 2026–2027. Kjo do të thotë se rreth 40 miliardë euro në vit do të duhet të mbulohen nga buxhetet kombëtare të vendeve aleate të NATO-s.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.