☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,608 ▲0.39%
DOW 46,649 ▲0.31%
NASDAQ 21,984 ▲0.48%
NAFTA 112.81 ▲1.14%
ARI 4,677 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,684 ▲ +3.51% ETH $2,141 ▲ +3.94% XRP $1.3389 ▲ +2.96% SOL $81.7100 ▲ +2.52%
S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 % S&P 500 6,608 ▲0.39 % DOW 46,649 ▲0.31 % NASDAQ 21,984 ▲0.48 % NAFTA 112.81 ▲1.14 % ARI 4,677 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Ankth pas “Brexit”, reagime nga përzënia te lufta dhe shkëputje të tjera

Marrëdhënia e veçantë mes Londrës dhe shteteve të tjera tani do të kthehet në kufijtë e mbijetesës. Kjo ka qenë kryefjala e fjalimeve të krerëve ndërkombëtarë pas rezultatit të refendumit, por sigurisht ndër të parët që respektoi vendimin e popullit britanik ishte Presidenti Barack Obama.
“Marrëdhënia veçantë mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar do te mbijetoje , dhe anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gur themeli vital ne sigurine  dhe politikat ekonomike”, tha Sinkron barack obama.
Ndërsa kandidatja për presidente Hillary Clinton dha mesazhin e saj, të cilin e lidhi me zgjedhjet në SHBA, ku tha se tani Shteteve të Bashkuara u duhet një udhëheqës i vërtetë për të ruajtur marrëdhëniet me Londrën, pasi sipas saj kjo kohë e pasigurisë nënvizon nevojën për të qenë të qetë, për të pasur udhëheqje të qëndrueshme dhe me përvojë në Shtëpinë e Bardhë.
Nga ana tjetër, Vladimir Putin mohoi ndikimin e Rusisë ndaj britanikëve për të dalë nga BE.
“Kjo është një zgjedhje e popullit të Britanisë së Madhe. Ne, në asnjë mënyrë nuk kemi ndërhyrë në këtë çështje, e po ashtu nuk kemi asnjë plan për të ndërhyrë”, tha Putin.
Papa Françesku tha se tashmë, pjesa tjetër e kontinentit duhet të punojë për të jetuar së bashku. “Është përgjegjësia më e madhe e të gjithëve ne – tha Ati i Shenjtë, – për të garantuar mirëqenien e popullit të Mbretërisë së Bashkuar”.
Ndërsa për Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, ky është një “moment politik shumë serioz, madje dramatik”.
“Nuk ka pse e fshehim faktin që dëshironim një tjetër rezultat të këtij referendumi. Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se çfarë pasojash dramatike do të ketë ky zhvillim politikisht, por dua t’i siguroj të gjithë se jemi të përgatitur edhe për këtë skenar negativ. I kam kaluar dy ditët e fundit duke diskutuar me udhëheqës të BE-së mbi mundësinë e një ‘Brexit’-i”, tha Donald Tusk.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.