🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,410 ▼ -1.71% ETH $1,701 ▼ -1.95% XRP $0.9251 ▼ -1.17% SOL $70.4200 ▼ -0.48%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

ANTALIA – COP31 në ngërç, vendet përplasen për të ardhmen e karburanteve fosile

ANTALIA 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Bisedimet e Konferencës së OKB-së për Klimën, COP31, vijuan edhe sot në Turqi, ndërsa rreth 200 vende po përpiqen të arrijnë një marrëveshje pas dy javësh negociatash intensive.

Përplasjet u thelluan pasi projektteksti i fundit hoqi të gjitha referencat për karburantet fosile, duke nxjerrë në pah ndasitë mes shteteve për mënyrën se si duhet të luftohet ngrohja globale. Australia, që drejton negociatat, po punon për hartimin e një projektmarrëveshjeje të tretë, ndërsa shumë delegacione përgatiten të kthehen në vendet e tyre.

Çështja më e debatueshme mbetet largimi gradual nga përdorimi i naftës, gazit dhe qymyrit. Një projektmarrëveshje e mëparshme parashikonte përshpejtimin e këtij procesi, por propozimi u hoq nga versioni i dytë i dokumentit, duke shkaktuar reagime të forta.

Bashkimi Evropian paralajmëroi se konferenca rrezikon të shndërrohet në një samit të karburanteve fosile. Ndërkohë, 12 vende, mes tyre Franca, Panamaja dhe Ishujt Solomon, kërkuan që marrëveshja të përmbajë një angazhim të qartë për kalimin drejt energjive alternative.

Një tjetër propozim i rëndësishëm është elektrifikimi i ekonomisë globale, përmes zëvendësimit të automjeteve me naftë dhe sistemeve të ngrohjes me gaz me alternativa elektrike.

Objektivi i propozuar synon që deri në vitin 2035, energjia elektrike të përbëjë 35 për qind të konsumit përfundimtar të energjisë në botë.

Megjithatë, dokumenti nuk përcakton nëse energjia shtesë duhet të vijë nga burime të rinovueshme apo mund të prodhohet edhe nga qymyri dhe gazi.

Disa vende kërkojnë që objektivi të lidhet shprehimisht me energjinë e pastër.

Përplasjet janë shtrirë edhe te financimi për vendet në zhvillim.

Heqja nga projektmarrëveshja e një objektivi prej 120 miliardë dollarësh për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike ka shkaktuar pakënaqësi të forta.

Vendet më të varfra kërkojnë mbështetje më të madhe financiare nga shtetet e pasura për t’u përballur me pasojat e ngrohjes globale.

“Ne nuk kemi ardhur këtu për të lypur”, deklaroi ministrja e Mjedisit e Ganës, Zanetor Agyeman-Rawlings.

Ndërkohë, negociatat mbeten të bllokuara edhe për raportet e ardhshme shkencore mbi klimën dhe objektivin për kufizimin e ngrohjes globale në 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.