🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.93 ▲0.49%
ARI 3,923 ▼1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,493 ▼ -0.5% ETH $2,284 ▼ -0.12% XRP $1.2848 ▲ +2.64% SOL $93.2100 ▼ -1.09%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.93 ▲0.49 % ARI 3,923 ▼1.17 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Sporti

“Antologjia e Messi-t”, shtypi botëror në këmbët e kapitenit të Argjentinës

Messi shkroi edhe një herë me gërma të arta emrin e tij në historinë e Botërorëve. Numri dhjetë i Argjentinës falë pesë golave të shënuar në këtë edicion është ngjitur në vendin e parë në listën e goleadorëve të kompeticionit duke marrë kështu edhe vlerësimin e gazetarëve, të cilët kanë ngritur në majën e Olimpit asin e tre herë kampionëve të botës.

E përditshmja argjentinase “Clarin” në titullin e saj krahasonte numrin dhjetë me një dirigjent orketsre: “Një simfoni e re nga Lionel Messi me një orkestër që e shoqëron atë në mënyrë të përsosur. Messi po bëhet gjithnjë e më shumë një legjendë. E pabesueshme! Një tjetër kapitull në librat e historisë për Messin, i cili në moshën gati 39 vjeçare luan dhe vrapon si një fëmijë”.

“La Nacion” e krahason Messi-n me një mbret: “Mbreti i Botës! Askush nuk mund ta ndalë mbretin. Kapiteni argjentinas po thyen të gjitha rekordet. Shpirti i tij luftarak është i pathyeshëm, talenti i tij nuk njeh limit, prandaj Messi gjithmonë gjen argumente për të sfiduar çdo kategorizim”.

Në Angli “The Times” shrkuan: “Lionel Messi thyen rekordet”.

Ndërsa “Guardian” komenton: “Messi i pandalshëm thyen rekordin e golashënuesve në Kupën e Botës. Duhej të ishte Lionel Messi, duhej të ishte në këtë ditë, dhe ndoshta duhej të ishte edhe në Dallas. Një Këpucë e Artë e parë nuk do të ishte një dhuratë e keqe për një ikonë që mbush 39 vjeç të mërkurën”.

Në Francë, “L’Equipe” komenton: “Një Messi historik siguron kualifikimin e Argjentinës. Pak para ditëlindjes së tij të 39-të, Lionel Messi nuk kishte kohë për të humbur dhe kapiteni argjentinas e zgjidhi çështjen e rekordit të golave ​​të Kupës së Botës brenda dy ndeshjeve”.

Sipas “Le Figaro”: “Messi po i shtyn kufijtë. Sa larg do të shkojë? Pas tregolëshit të tij mahnitës kundër Algjerisë, Lionel Messi e përforcoi statusin e tij legjendar në futboll me një dopietë kundër Austrisë”.

Në Spanjë “AS” shkruan: “Messi, një legjendë midis legjendave, një mit midis miteve”.

Për “Marca”-n: “Është përsëri ai. Numri 10 përsëri. Lionel Messi përsëri. Ajo që arrin ky djalosh është e mahnitshme.”

Në Austri “Der Standard” shkruan: “Në fund, Argjentina kishte një Lionel Messi më shumë. Kombëtarja austriake luftoi me trimëri, por edhe në një ditë joefikase, superylli argjentinas ishte i pandalshëm”. A.V.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.