Filmat më të gjatë prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re”
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në bashkëpunim me Almanart, kanë bërë një renditje të filmave më të gjatë të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re”, duke i sjellë në vëmendjen e publikut përmes rubrikës “Shifra dhe fakte”.
Rubrika sjell të dhëna interesante mbi trashëgiminë e kinematografisë shqiptare. Sipas AQSHF-së, kohëzgjatja e këtyre produksioneve varion nga 1 orë e 41 minuta deri në 2 orë e 22 minuta, duke evidentuar disa prej filmave me metrazhin më të gjatë në historinë e kinemasë shqiptare.
Rubrika “Shifra dhe fakte” i jep publikut mundësinë të njihet më nga afër me fondin filmik dhe trashëgiminë kombëtare që ruhet në AQSHF.
“I teti në bronz”, me regji të Viktor Gjikës, prodhim i vitit 1970, zgjat 1 orë e 41 minuta.
“Liri a vdekje”, me regji të Kristaq Mitros dhe Ibrahim Muçajt, prodhim i vitit 1979, zgjat 1 orë e 41 minuta.
“Malet me blerim mbuluar”, prodhim i vitit 1979, me regji të Dhimitër Anagnostit, zgjat 1 orë e 43 minuta.
“Komisari i dritës”, me regji të Viktor Gjikës dhe Dhimitër Anagnostit, prodhim i vitit 1966, zgjat 1 orë e 48 minuta.
“Kur zbardhi një ditë”, me regji të Piro Milkanit, prodhim i vitit 1971, zgjat 1 orë e 49 minuta.
“Ballë për ballë”, me regji të Kujtim Çashkut dhe Piro Milkanit, prodhim i vitit 1979, zgjat 1 orë e 53 minuta.
“Radiostacioni”, me regji të Rikard Ljarjas, prodhim i vitit 1979, zgjat 1 orë e 53 minuta.
“Vitet e para”, me regji të Kristaq Dhamos, prodhim i vitit 1965, zgjat 1 orë e 53 minuta.
“Skënderbeu” zgjat plot 2 orë.
“Vitet e pritjes”, me regji të Esat Musliut, prodhim i vitit 1989, zgjat 2 orë e 6 minuta.
“Rrugicat që kërkonin diell” mban rekordin, me një kohëzgjatje prej 2 orësh e 22 minutash.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.