Politika

Anulohet takimi i grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA. 9 deputetë shqiptarë në “listën e zezë” të SHBA

Takimi i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-SHBA u anulua këtë fillimjavë. Kjo është hera e dytë që ky grup nuk mblidhet, duket për të njëjtën arsye, situatën politike të krijuar në vend, këtë herë, pas akuzave dhe sulmeve të deputetit Tom Doshi dhe përfshirjes në historinë e tij të një grupi politikanësh.

Parlament-26-shkurt-2015-2Kryetari i grupit të miqësisë Shqipëri-Amerikë, Pandeli Majko, sipas “ABC News” pohoi dje se kjo po ndodh për herë të dytë dhe arsyeja janë zhvillimet aktuale politike në vend. Në grupin e miqësisë Shqipëri-Amerikë bëjnë pjesë 39 deputetë, mes të cilëve edhe deputetët Tom Doshi e Mark Frroku, të cilët janë aktualisht në qendër të vëmendjes, si pasojë e çështjes që është nën hetim, pas akuzave të Doshit se ndaj tij po organizohej një antentat.

Po të njëjtat burime mediatike bënë të ditur se vetë ambasada amerikane ka ngritur shqetësimin më herët për praninë e deputetëve me lidhje kriminale në grupin e miqësisë Shqipëri-SHBA. Madje, thuhet se nga ambasada amerikane është kërkuar në rrugë informale që të ndryshojë emrat e deputetëve që bëjnë pjesë në grupin e miqësisë mes dy vendeve. Por, nga ana e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ka marrë përsipër të ndryshojë asnjë emër, pasi ato propozohen nga vetë grupet parlamentare. Tashmë Tom Doshi është përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe ndoshta pritet edhe tërheqja e emrit të tij nga ky grup miqësie, por ndërkohë ambasada e SHBA-ve e bëri të qartë qëndrimin e saj nda Doshit. Menjëherë pas vendimit të grupit të PS-së, ambasada e SHBA-ve përshëndeti përjashtimin. Si asnjëherë më parë, ambasada e SHBA-ve u shpreh në këtë qëndrim qartë.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e PS-së të Shqipërisë për të përjashtuar z.Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale. SHBA e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike. Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive”, thuhej në deklaratën e ambasadës pak ditë më parë. Për anulimin e takimit të djeshëm të grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA, vetë ambasada nuk ka dhënë sqarime, pasi sipas saj, i takon parlamentit shqiptar të vendosë. Ndërkohë, një tjetër arsye që jepet zyrtarisht ka qenë mungesa e deputetëve të opozitës. Ndërkohë dje, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Takimi është zhvilluar në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë dhe ka zgjatur 1 orë, por nuk janë bërë publike detaje nga takimi.

DEPUTETËT ANËTARË TË GRUPIT TË MIQËSISË SHQIPËRI-SHBA

1. Pandeli Majko PS

2. Rakip Suli PS

3. Artur Bushi PS

4. Pjerin Ndreu PS

5. Aldo Bumçi PD

6. Sherefedin Shehu PD

7. Vasilika Hysi PS

8. Gerti Bogdani PD

9. Albana Vokshi PD

10. Mark Frroku PKD

11. Halim Kosova PD

12. Gjovalin Kadeli LSI

13. Eduard Selami PD

14. Myqerem Tafaj PD

15. Roland Keta PD

16. Kozma Dashi PD

17. Helidon Bushati PD

18. Liljana Elmazi PD

19. Anastas Angjeli PS

20. Luan Duzha LSI

21. Ylli Shehu PR

22. Robert Bitri LSI

23. Eduard Bejko PS

24. Mesila Doda PD

25. Agron Duka PR

26. Fatmir Mediu PR

27. Shkëlqim Selami LSI

28. Alfred Peza PS

29. Vangjel Dule PBDNJ

30. Ervin Koçi PS

31. Olta Xhaçka PS

32. Dashamir Peza PS

33. Taulant Balla PS

34. Tom Doshi I pavarur

35. Flamur Noka PD

36. Keltis Kruja PD

37. Arben Imami PD

38. Valentina Leskaj PS

39. Fidel Ylli PS

Nëntë deputetë shqiptarë në “listën e zezë” të SHBA

Nëntë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dyshohet se janë futur në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë pas lajmit se Ambasada Amerikane anulloi takimin me Grupin e Miqësisë Shqipëri – SHBA, për shkak se në përbërje të tij ka elementë të inkriminuar, portali ekspres.al publikon një listë të deputetëve që SHBA nuk do të donte që të ishin më pjesë e këtij grupi. Janë të gjithë deputetë të mazhorancës PS – LSI, mes tyre edhe një grua. Sipas këtij portali, që u referohet burimeve konfidenciale pranë Kuvendit, bëhet fjalë për deputetët Artur Bushi, Pjerin Ndreu, Mark Frroku, Tom Doshi, Paulin Sterkaj dhe Esmeralda Shkjau nga PS dhe Shkëlqim Selami, Gjovalin Kadeli e Luan Duzha nga LSI. Ambasada amerikane në Tiranë ishte e para që reagoi ndaj përjashtimit të Tom Doshit nga PS. Ajo e përshëndetit vendimin dhe sqaroi se për Doshin patur shqetësime të karakterit kriminal që ua kishte bërë të njohur prej kohësh autoriteve shqiptare. Prania e Doshit në listën e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri – SHBA u konsiderua si një prej arsyeve të anullimit të takimit. Por ai nuk është shqetësimi i vetëm për ambasadën. Amerikanët kanë të njëjtin problem edhe me 8 deputetë të tjerë. Portali nuk nuk jep detaje për arsyet e përfshirjes së këtyre deputetëve në “listën e zezë” të SHBA. Shqetësimin SHBA ia kanë shprehur fillimisht në rrugë joformale Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Për disa muaj me radhë në përbërje të grupit nuk ka patur asnjë ndryshim. Meta e ka konsideruar të pamundur ndryshimin, pasi e ka konsideruar si një çështje jashtë kompetencave të tij, për shkak se anëtarët e Grupit të Miqësisë propozohen nga grupet parlamentare.

Ambasada e SHBA nuk është mjaftuar me këtë sqarim dhe i ka nisur një e-mail zyrtar Metës në janar të këtij viti. Kryetarit të Kuvendit i është kërkuar zyrtarisht që disa deputetë të dyshuar si të lidhur me krimin apo me të shkuar kriminale, të mos jenë pjesë e Grupit të Miqësisë.

Tre muaj më vonë, kur asgjë s’ka ndryshuar ende, SHBA ndërmerr një tjetër akt të fortë kundër deputetëve për të cilët ajo ka të dhëna se janë të inkriminuar, duke e shtyrë Takimin e Grupit të Miqësisë. Kryetari i Grupit, Pandeli Majko, i pohoi dje ABC News se takimi është anulluar dy herë dhe se arsyeja ishin zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasada nuk i ka komentuar ende këto zhvillime. Nuk është e qartë se cili do të jetë hapi radhës që ajo do të ndërmarrë për këtë çështje.

Lista sipas ekspres.al

1-Artur Bushi

2-Pjerin Ndreu

3-Mark Frroku

4-Tom Doshi

5-Esmeralda Shkjau

6-Paulin Sterkaj

7-Luan Duzha

8-Shkëlqim Selami

9-Gjovalin Kadeli

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button