Kronika

Apartamente dhe toka, sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga veprimtari kriminale

Një pasuri me vlerë 4 milionë euro është sekuestruar nga policia e Tiranës dhe Seksioni për Hetimin e Pastrimin e Parave dhe Asteve Kriminale.

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” për goditjen e grupeve kriminale është bërë “sekuestrimi i disa pasurive në zbatim të Vendimit nr.22 të Gjykatës së Shkallës së Parë për krime të Rënda, në funksion të  Procedimit Pasuror nr.19/2017 në ngarkim të shtetasit N.J, procedim ky i  referuar në Prokurori nga Specialistët e  Seksionit per Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Asteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.”

Policia thotë se kjo pasuri dyshohet se është përfituar me financa që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Pasuritë e sekuestruara janë :

– Apartamete të ndodhura në Tiranë gjithesej 4 (katër) me një sipërfaqe 450 m2

– Garazhde të ndodhura në Tiranë, gjithesej 2 (dy) me një sipërfaqe 40 m2

– Apartament i ndodhur në Vlorë, gjithesej 1 (një) me një sipërfaqe 65 m2

Tokë e sekustruar është në zonën e bregetit Drinmadh, Porto Palermo, Llaman, Amallol në Himarë me një sipërfaqe totale 31.000m2

Këto pasuri pasi u sekuestruan i kaluan nën administrim Agjensisë për administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Financave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button