☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.38 ▲0.11%
ARI 4,864 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,076 ▼ -0.74% ETH $2,316 ▼ -1.75% XRP $1.3561 ▼ -1.38% SOL $83.3600 ▼ -3.41%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.38 ▲0.11 % ARI 4,864 ▲0.28 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.38 ▲0.11 % ARI 4,864 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Sociale

Aplikimi i maturantëve nis me Tiranën. Çdo qark ka ditën e caktuar

Maturantët e Qarkut të Tiranës me notën mesatare mbi 6 kanë nisur aplikimin për studimet e larta sipas preferencave të tyre, në faqen “online” të Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Për vitin akademik 2016-2017, maturantët nuk shkojnë më me dosje pranë universiteteve, madje as në ato private, por të dhënat e tyre kalojnë “online” nëpërmjet agjencisë nëpër Sekretaritë e tyre.

“Deri tani ritmet janë të mira. Sot mund të aplikojnë vetëm maturantët nga Tirana qytet dhe qark, asnjë rreth tjetër. Meqë Tirana zë një peshë shumë të madhe të maturantëve aplikues, dy ditët e para do të jenë për Tiranën, ndërsa ditën e tretë futen edhe Durrësi, Kavaja dhe Kruja. Mbi bazën e këtij kalendari punohet ditë pas dite me të gjitha qarqet e tjera”, thotë Arben Fagu, drejtor i bazës së të dhënave në AKP.

Janë 41 mijë maturantë në të gjithë vendin, që do të aplikojnë brenda 10 ditëve, sipas datave kalendarike të përcaktuara për çdo qark, të cilat duhet t’i respektojnë. Përjashtime sipas Fagut bëhen vetëm në raste të veçanta.

“Detyrimisht duhet të respektohen këto afate. Në raste të veçanta, për ndonjë arsye të qenësishme, gjithmonë ne marrim masa për të mos lënë asnjë nga maturantët pa i dhënë mundësinë për aplikim”, tha më tej Arben Fagu.

Këtë vit, maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 degë, të cilat mund të jenë të universiteteve private dhe publike sipas preferencave. Pasi të kenë bërë aplikimet “online”, do të jenë vet universitetet që do të bëjnë rankimin e fituesve sipas kritereve të tyre. Regjistrimi i maturantit fitues në universitet do të bëhet sërish në faqen “online” të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.