☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 81.31 ▼4.21%
ARI 4,343 ▲2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
₿ CRYPTO
BTC $66,570 ▲ +4.31% ETH $1,824 ▲ +9.62% XRP $1.2756 ▲ +12.61% SOL $75.2500 ▲ +11.47%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.31 ▼4.21 % ARI 4,343 ▲2.45 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 81.31 ▼4.21 % ARI 4,343 ▲2.45 %
EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201 EUR/USD 1.1585 EUR/GBP 0.8631 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 94.9898 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.3851 EUR/TRY 53.6416 EUR/JPY 185.54 EUR/CAD 1.6201
15 Jun 2026
Breaking
Bota

Araghchi kërkon ndalimin e plotë të sulmeve izraelite në Liban, pas marrëveshjes me SHBA-në

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi ka kërkuar një “ndalim të plotë” të sulmeve izraelite, në Liban, gjatë bisedave telefonike që zhvilloi të sot me homologët e tij nga Turqia, Iraku dhe Egjipti, raportoi BBC.

Sipas një njoftimi të publikuar në Telegram, Araghchi diskutoi zhvillimet e fundit në rajon dhe theksoi nevojën për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake izraelite, në territorin libanez.

Kryediplomati iranian iu referua gjithashtu përgjegjësisë së Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjes së arritur së fundmi, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të angazhimeve për uljen e tensioneve dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Më herët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani njoftuan arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se pas nënshkrimit të marrëveshjes “nafta do të transportohet sërish”, ndërsa çmimet e naftës kanë shënuar rënie pas njoftimit për marrëveshjen.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, konfirmoi në televizionin shtetëror, se është finalizuar një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve.

Sipas tij, negociatat e ndërmjetësuara nga Katari në Teheran zgjatën rreth 14–15 orë, gjatë të cilave Irani, paraqiti ndryshimet përfundimtare në tekst, të cilat u pranuan nga pala tjetër.

“Procesi i negociatave zgjati shumë. Delegacioni i Katarit ishte në Teheran për të përmbyllur diskutimet mbi tekstin e memorandumit të mirëkuptimit të Islamabadit mes Iranit dhe SHBA-së. Amendamentet përfundimtare të Iranit u pranuan dhe teksti u finalizua”, tha ai.

Gharibabadi shtoi se bisedimet për një marrëveshje përfundimtare do të zhvillohen gjatë 60 ditëve të ardhshme, me heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, si një nga prioritetet kryesore.

Media shtetërore iraniane raportoi se memorandumi përfshin 14 pika, të cilat ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga të dyja palët.

Mes tyre përmenden armëpushimi i përhershëm në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, angazhimi i SHBA-së për të mos ndërhyrë në çështjet e brendshme të Iranit, heqja e bllokadës detare amerikane brenda 30 ditëve, dhe rihapja e Ngushticës së Hormuzit sipas marrëveshjeve të përcaktuara nga Teherani.

Po ashtu, drafti parashikon heqjen e sanksioneve ndaj naftës dhe produkteve energjetike iraniane, rikonfirmimin e zotimit të Iranit, për të mos prodhuar armë bërthamore, si dhe angazhimin e SHBA-së, për të mos shtuar praninë ushtarake në rajon dhe për të mos vendosur sanksione të reja.

Sipas raportimeve iraniane, marrëveshja përfundimtare do të kërkojë miratimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe negociatat e saj nuk do të nisin para lirimit të një pjese të fondeve të ngrira të Iranit, pezullimit të sanksioneve ndaj naftës dhe heqjes së bllokadës detare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.