🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.76 ▲2.25%
ARI 4,140 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,414 ▼ -1.46% ETH $2,385 ▼ -1.74% XRP $1.2959 ▼ -1.26% SOL $104.1300 ▼ -1.16%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.76 ▲2.25 % ARI 4,140 ▼0.5 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.76 ▲2.25 % ARI 4,140 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

​Ibrahimi mirëpret nisjen e procesit gjyqësor për kontratat kolektive

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka mirëpritur fillimin e procesit të trajtimit gjyqësor, të dëmeve të shkaktuara nga kontratat kolektive ndaj komunave, duke shprehur shpresën se gjykatat do të marrin vendime në favor të tyre.

Ibrahimi tha se pas disa vitesh pritjeje ka filluar procesi i parë për trajtimin e kësaj çështjeje, për të cilën Asociacioni ka deklaruar vazhdimisht se komunave u janë marrë mjete financiare në mënyrë të padrejtë, pasi kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror.

“Pas disa viteve pritje, sot filloi procesi i parë sa i përket trajtimit të dëmeve të shkaktuara prej kontratave kolektive ndaj komunave. Neve si Asociacion i Komunave gjithmonë kemi deklaruar se këto mjete financiare janë marrë në mënyrë të padrejtë, sepse kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror. Neve jemi shumë të kënaqur që ky proces filloi dhe po besojmë se gjykatat tona do të marrin vendime meritore dhe po shpresojmë se ato vendime do të jenë pro komunave”, tha ai.

Sipas Ibrahimit, gjatë viteve të fundit komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre, duke pamundësuar realizimin e shumë projekteve që do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Ne jemi dëshmitarë të kohës që gjatë këtyre viteve të fundit komunave në mënyrë të padrejtë iu kanë marrë me qindra milionë euro nga buxhetet e tyre, dhe ato mjete financiare nuk kanë mundur të zbatohen në shumë projekte për investime kapitale, në mallra, shërbime, në subvencione dhe kategori të tjera, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarit. Po shpresojmë që gjykatat tona do ta marrin një vendim meritor, të cilat neve shpresojmë që do të jenë pro komunave”, tha ai.

Kreu i Asociacionit kritikoi gjithashtu nivelin qendror, duke e akuzuar se nuk e ka trajtuar me seriozitet problemin e kontratave kolektive dhe se mungesa e përfaqësuesve të tij në seancën e parë dëgjimore dëshmon, sipas tij, mungesën e përkushtimit ndaj komunave.

“Neve gjatë këtyre viteve kemi deklaruar se niveli qendror nuk është duke e marrë këtë çështje seriozisht. Dëmi po i shkaktohet komunave, kurse niveli qendror është shumë komod në këtë relacion. Me iu marrë komunave me qindra milionë euro, efekti është tek qytetari i Republikës së Kosovës dhe po e vlerësojmë që niveli qendror, edhe në këtë rast, nuk u tregua serioz ndaj komunave me mos-pjesëmarrje në seancën e parë dëgjimore sa i përket problemit të kontratave kolektive”, tha ai. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.