☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.04 ▲0.57%
ARI 4,071 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,152 ▼ -5.06% ETH $2,244 ▼ -7.11% XRP $1.1973 ▼ -8.92% SOL $90.4600 ▼ -6%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.04 ▲0.57 % ARI 4,071 ▼1.04 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.04 ▲0.57 % ARI 4,071 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
La Liga

Arbeloa: Për sa kohë jam këtu, unë vendos kush luan; nuk më intereson si quhet

Álvaro Arbeloa analizoi shumë pak, për të mos thënë aspak, ndeshjen ndaj Real Oviedo, e cila u dominua nga atmosfera në “Bernabeu” dhe fishkëllimat ndaj lojtarëve, sidomos ndaj yjeve si Vinícius Júnior dhe Kylian Mbappé. Gjithçka u ndez edhe më shumë pas deklaratave të Mbappé në zonën mikse.

Trajneri i mohoi menjëherë fjalët e sulmuesit: “Nuk i kam thënë kurrë një frazë të tillë (që është sulmuesi i katërt). Ai nuk duhet ta ketë kuptuar mirë. Për sa kohë jam ulur në këtë stol, unë vendos kush luan, nuk më intereson si quhet. Nëse nuk iu pëlqen, le të presin trajnerin tjetër”.

Nga ana tjetër, Mbappé deklaroi: “Do të doja të kishim 4 sulmues, por nuk e kam dëgjuar asnjë frazë të tillë nga trajneri. Nuk më ka thënë që jam sulmuesi i katërt”. Arbeloa insistoi se zgjedhjet janë vetëm të tijat: “Nëse unë nuk e aktivizoj, ai nuk mund të luajë. Katër ditë më parë nuk mund të ishte as në stol dhe nuk kishte kuptim të rrezikonim me një tjetër ndeshje pas tri ditësh. Gonzalo e meritonte të luante sot”.

Trajneri mohoi çdo përçarje me francezin: “Nuk kam problem me askënd. E kuptoj që lojtarët që nuk luajnë nuk janë të lumtur, sidomos futbollistë të këtij niveli dhe me ego të madhe, por jam shumë i qetë me vendimet e mia”. Për fishkëllimat ndaj Mbappé dhe Vinicius, trajneri shtoi: “Gjithmonë kërkoj mbështetje për lojtarët. Ata janë shtyllat e Real Madridit dhe duartrokitjet do të rikthehen”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.