Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën punonjësi i OSHEE në Vlorë
Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën në fshatin Kocul të Selenicës, në Vlorë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në ambientet e një nënstacioni elektrik, ku 50-vjeçari me inicialet Altin Petanaj ishte duke punuar.
Si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, punonjësi ka humbur jetën në vendngjarje.
Policia bën me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të këtij aksidenti tragjik.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.