☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.04 ▲0.57%
ARI 4,071 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,152 ▼ -5.06% ETH $2,244 ▼ -7.11% XRP $1.1973 ▼ -8.92% SOL $90.4600 ▼ -6%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.04 ▲0.57 % ARI 4,071 ▼1.04 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.04 ▲0.57 % ARI 4,071 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Hita në DVP Lezhë: Informacioni policor parandaloi dy ngjarje kriminale, siguria në shkolla kërkon vëmendje të shtuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një vizitë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, ku falenderoi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë, për punën e kryer, përkushtimin dhe rezultatet e arritura në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Gjatë takimit, Hita vlerësoi veçanërisht punën hetimore dhe operacionale të strukturave policore, falë së cilës u bë i mundur parandalimi i dy ngjarjeve shumë të rënda kriminale, duke shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve.

“Parandalimi i dy ngjarjeve shumë të rënda kriminale është rezultat i punës, përkushtimit, motivimit dhe vendosmërisë suaj. Keni arritur të identifikoni dhe të kapni persona me rrezikshmëri të lartë, të cilët dyshohet se do të vepronin ndaj personave konkretë. Edhe ngjarja e ndodhur dy ditë më parë, me lëndë eksplozive në qytetin tuaj, është dokumentuar dhe hetimet kanë ecur në drejtimin e duhur. Të gjitha këto rezultate shërbejnë për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të dhënë më të mirën për këtë qytet”, u shpreh Hita.

Gjithashtu, ai kërkoi që i njëjti përkushtim dhe vendosmëri të vijojnë edhe në përmbushjen e detyrave të tjera, duke vënë theksin veçanërisht te siguria në shkolla.

“Siguria në shkolla dhe perimetri i sigurisë në këto institucione janë të pazëvendësueshme. Dua të përkushtoheni më shumë dhe të kërkoni më shumë nga vetja, në mënyrë që rastet e shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave, të marrin goditjen e duhur edhe nga ana juaj. Dua që rezultatet e mira që keni arritur të vijojnë dhe të shoqërohen me vëmendje edhe më të shtuar nga të gjithë ju”, theksoi ai.

Në përfundim, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi konsolidimin e mëtejshëm të strukturave të DVP Lezhë, duke i inkurajuar punonjësit e Policisë që të vijojnë me profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe vendosmëri në përmbushjen e misionit të tyre për sigurinë e qytetarëve në të gjithë qarkun.

Drejtori i DVP Lezhë, Drejtues i Parë Ermal Muçaj, falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e vazhdueshme me efektivë dhe mjete, duke garantuar se strukturat vendore do të vijojnë të japin maksimumin për përmbushjen e detyrave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.