Ekonomia

Arkëtimet e energjisë u rritën me 42% në 10 muaj

Humbjet në rrjetin elektrik janë ulur ndjeshëm, duke shkuar në nivelin e 29.3% për muajin tetor.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë bëri me dije të dhënat e 10 mujorit të këtij viti, ku thekson gjithashtu se gjatë muajit tetor, niveli i humbjeve ka rënë me 4.6% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.

Humbjet në total si 10 mujor, tekniket dhe jo tekniket, arritën në 31 %, nga 38.3 % që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014-n, dhe 43.7% të regjistruara në 10- Mujorin e parë 2013.

Sipas një njoftimi të kompanisë, është tejkaluar plani për sa i përket të ardhurave dhe humbjeve në rrjet. Niveli i arkëtimeve në total, si 10-mujor ka arritur në rreth 54.8 miliard lek ndërsa vetëm në muajin Tetor rezulton të jenë arkëtuar 5.1 miliard lek. Krahasuar me të njëjtën periudhë 10-Mujore të vitit 2014 arkëtimet janë rritur me 42% ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 71% më shumë.

Numri i lidhjeve të reja, ose i abonentëve që hyjnë rishtazi në sistem është një tjetër tregues që ka ecur pozitivisht, sipas njoftimit. Konstatohet një rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2014 dhe 33% më shumë se 10-Mujori i vitit 2013. Lidhjet e reja në Janar-Tetor 2015 shkojnë në 35624.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button