☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.86 ▲0.95%
ARI 4,062 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,044 ▼ -0.47% ETH $2,062 ▼ -1.86% XRP $1.0616 ▼ -2.14% SOL $83.8900 ▼ -1.14%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.86 ▲0.95 % ARI 4,062 ▲0.78 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.86 ▲0.95 % ARI 4,062 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, thotë se nuk e pengon aspak kur lojtarët zgjedhin Kosovën, se raportet mes dy federatave janë të shkëlqyera dhe se do ta lobonte sërish anëtarësimin e Kosovës, siç bëri në vitin 2015.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, thotë se nuk e ka problem që lojtarët e zgjedhin Kosovën, por, kuptohet, do të ishte më i lumtur nëse ata shkojnë te Shqipëria, siç njofton Telegrafi.

Këto javët e fundit ka pasur raportime për disa tensione mes dy federatave, si pasojë e “përplasjeve” për lojtarë shqiptarë në diasporë, me rastin e Enis Rexhepit, i cili mori ftesë nga Kosova duke u larguar nga Shqipëria. Kosova dhe Shqipëria faktikisht janë në garë edhe për Lutfi Dalipin e Vaduzit. Megjithatë, Duka e ka bërë të qartë se raportet mes dy federatave janë të shkëlqyera dhe se nuk e pengon kur lojtarët zgjedhin Dardanët.

“Kemi lluksin që të kemi në dispozicion të gjithë lojtarët shqiptarë, pavarësisht ku luajnë, Kosovë, Maqedoni të Veriut apo edhe në vendet përreth”, ka deklaruar Duka.

“Në vitin 2015, lobuam për Kosovën edhe pse disa na paralajmëruan se do të na rrezikonte në aspektin sportiv. Do ta bëja sërish, sepse fëmijët e Kosovës duhet të kenë të drejtën për të pasur dhe luajtur për përfaqësuesen e tyre. Jam i lumtur që i kam mbështetur”, ka shtuar ai.

“Nuk kam absolutisht asnjë problem me lojtarët që zgjedhin Kosovën, edhe pse do të isha i lumtur nëse zgjedhin Shqipërinë”, deklaroi ai për TV Klan.

Përndryshe, si Kosova ashtu edhe Shqipëria e kanë bërë prioritet kualifikimin në Kampionatin Evropian Euro 2028, kurse shorti që tërhiqet në muajin dhjetor edhe mund të bëjë që të jenë kundërshtarë, ngase nuk ndodhen në të njëjtën vazo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.