Tri fytyra të reja, një ëndërr e përbashkët: Kamberi, Rexhepi dhe Kurtulus flasin si Dardanë
Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus, tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, kanë folur fjalët e para si Dardanë përmes një videoje të Federatës së Futbollit të Kosovës, në prag të ndeshjeve me Izraelin dhe Irlandën.
Tri fytyra të reja, një fanellë e përbashkët dhe një ëndërr që tashmë është bërë realitet. Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus janë tri prurjet më të reja të Kombëtares së Kosovës, të cilët do të jenë pjesë e Dardanëve për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës, siç njofton Telegrafi.
Të tre futbollistët kanë folur fjalët e para si përfaqësues të Kosovës, përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Krenaria për të veshur fanellën e Dardanëve dhe emocionet për këtë kapitull të ri në karrierën e tyre ishin mesazhet kryesore të tre futbollistëve.
“Unë jam Lindrit Kamberi, futbollisti më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar dhe mezi pres me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, u shpreh Kamberi.
Ndërkohë, Rexhepi theksoi krenarinë për t’u bërë pjesë e përfaqësueses: “Përshëndetje, unë jam Enis Rexhepi, lojtari më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar me vesh fanellën e Dardanëve. Forca Kosova”.
Mesazhi më emocional erdhi nga Kurtulus, i cili zbuloi se lidhja e tij me Kosovën ka qenë gjithmonë e veçantë. “Unë jam Bleon Kurtulus, lojtari më i ri i Kosovës. Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën. Forca Kosova”, deklaroi ai.
Tashmë, treshja e re do të ketë mundësinë të dëshmojë vlerat e saj me fanellën e Kosovës, fillimisht në përballjen ndaj Izraelit në Prishtinë të shtunën dhe më pas në udhëtimin drejt Dublinit për duelin me Irlandën, javën e ardhshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.