☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.72 ▲0.48%
ARI 4,863 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,155 ▼ -0.74% ETH $2,321 ▼ -1.94% XRP $1.3602 ▼ -1.3% SOL $83.7900 ▼ -2.97%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.72 ▲0.48 % ARI 4,863 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Armëpushim i përkohshëm në Lindjen e Mesme

Me iniciativën e Kombeve të Bashkuara ndalin për disa orë suljmet ajrore të aviacionit izraelit në Gaza. Qëllimi është furnizimi i popullsisë në Gazë me ushqime.

palestineUshtria izraelite ka rënë dakord për një armëpushim të kufizuar këtë të enjte me iniciativën e Kombeve të Bashkuara. I dërguari i OKB-së për Lindjen e mesme, Robert Serry kishte propozuar armëpushimin, me qëllim që popullsia në Gaza të furnizohet me ushqime dhe mallra të tjerë ndihme. Bombardimet ndalën në paraditen e së enjtes dhe zgjasin pesë orë, ka bërë të ditur një zëdhënës i një organizate palestineze. Të mërkurën nga bombardimet e ushtrisë izraelite humbën jetën 20 vetë, ndër ta edhe fëmijë. Ndërsa një armëpushim i propozuar nga Egjipti të martën rezistoi vetëm pak orë, pasi Hamasi nuk e respektoi atë.

Ndërkohë një zëdhënëse e ushtrisë izraelite bëri të ditur të enjten se kishte dështuar tentativa për një atentat vetevrasës të militantëve palestinezë në Izrael. Tetë militantë u vranë pas sulmeve nga ajri të ushtrisë izraelitë. Sipas ushtrisë izraelite, 13 të armatosur rëndë hynë rreth 250 metra në Izrael përmes një tuneli jugor të Gazës. Por ushtria izraelite kishte ndërhyrë, duke penguar një atentat të mundshëm në Kibuz Sufa.

Numri i viktimave që nga fillimi i ofensivës izraelite kundër Hamasit më 8 korrik është rritur sipas të dhënave palestineze në 220 vetë, ndër ta së paku 48 fëmijë. Më shumë se 1600 palestinezë janë plagosur. Nga pala izraelite vetëm një civil izraelit ka humbur jetën nga goditjet me raketa të Hamasit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.