☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.80 ▼0.95%
ARI 4,042 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,073 ▼ -0.84% ETH $2,321 ▼ -0.83% XRP $1.2895 ▼ -1.89% SOL $100.4800 ▼ -1.07%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.80 ▼0.95 % ARI 4,042 ▼0.24 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.80 ▼0.95 % ARI 4,042 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Armët me postë, dërguesi në Durrës me identitet të rremë

Prokuroria e kryeqytetit shpalli moskopetencën dhe dërgoi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen e pjesëve të armëve të zbuluara gjatë një kontrolli rutinë të zhvilluar dje në aeroportin e Rinasit.
Dyshimet  kryesore janë ato të prezencës së një grupi kriminal që po përdor një mënyrë të re për trafikun ndërkombëtar të armëve.
Siç tregojnë hetimet e deritanishme, dërguesi i pjesëve të armëve, të ndara në pako ka shënuar emër të rremë në postën e shpejtë ndërkombëtare. Për këtë arsye, identifikimi i tij nuk është kryer ende, ndërkohë që prokurorët dhe departamenti i antiterrorit i kanë përcjellë një shkresë kompanisë për të sekuestruar kamerat e sigurisë. Prej tyre hetuesit shpresojnë të nxjerrin pamjet filmike në çastin kur personi në fjalë dorëzon pakot me armatim.
“Ne presim”, tha një burim, “të kryhet ekspertiza e pjesëve të armëve, për të përcaktuar në mënyrë shkencore llojin e armës që do t’i bashkëngjiteshin. Megjithatë paraprakisht vlerësohet se  disa prej tyre janë pjesë kallashnikovi”.
Këto pjesë u zbuluan përgjatë masave të forta antiterrorizëm që po aplikohen edhe në pikat e kalimit kufitar. Punonjësit e kompanisë “ICTS” në Rinas gjatë skanimit konstatuan pjesët e armëve luftarake.
Jo zyrtarisht bëhet e ditur se dorëzimi i pakove të dyshimta është kryer në Durrës, ndërsa më pas do të përdorej si tranziti Rinas-Greqi-Britani e Madhe. Prokuroria e Tiranës ka patur më herët edhe dy raste të tilla të zbuluara gjatë skanimit. Në përfundim të hetimeve u konstatua se dërguesit kishin postuar armë trofe si dhuratë ndaj të afërmve të tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.