Armiku i paharruar – strategjia e Izraelit pas heqjes së sanksioneve kundër Iranit
Qeveria izraelite po kërkon partnerë të rinj aleatë në Gjirin Persik pas heqjes së sanksioneve kundër Iranit. Kërkohet gjetja e një strategjie të re afatgjatë për t’u përballur me një Iran të ri në vitet e ardhshme.
Lajmet televizive të kanalit “Arutz Shtaim” e kishin si lajm ekskluziv vizitën e një ministri izarelit në në vend arab (18.01): Ministri Energjitik i Izraelit, Yuval Steinitz i sapokthyer nga Abu Dhabi: Një temë me interes të madh, sepse Izraeli nuk mban me asnjë nga vendet e Gjirit marrëdhënie diplomatike. Në bisedimet në Emirat është bërë fjalë për pasojat e marrëveshjes me Iranin dhe heqjen e sanksioneve kundër këtij vendi, raporton kanali “Arutz Shtaim”. Por ministria edhe me këtë raportim e ka të vështirë të konfirmojë udhëtimin e ministrit Steinitz. Izraeli kërkon të riorientohet pasi qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanjahu nuk ia ka dalë të pengojë një marrëveshje me Iranin.
Kërcënimi nga Irani vërtet më i vogël?
Prandaj një vëmendje e madhe i kushtohet deklaratave të kreut të Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Gadi Eizenkot kur ai të hënën (18.01) në një konferencë vjetore për politikën izraelite të sigurisë është përgjigjur se ai nxjerr edhe diçka pozitive nga marrëveshja me Iranin. Ndryshe nga qeveria e Netanjahut. Eizenkot thotë se kërcënimi nga armët atomike dhe kimike prej Iranit do të jetë vërtet më i vogël, në fund të fund të fundit aktivitetet e Iranit kontrollohen dhe vetë Republika Islamike ka interes për të përmbushur kushtet. Megjithatë Eizenkot ka edhe rezerva.
“E parë hollë, Irani zhvillon luftë kundër Izraelit, këtë përmes përfaqësuesve të tij. Hizbollahu është sot kërcënimi më i madh për Izraelin. Kjo organizatë armatoset prej dhjetë vitesh nga Irani, financohet dhe trajnohet, madje dirigjohet prej tij. Në Siri përkundër Irani merr pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Përveç kësaj ne vëmë re se Irani përpiqet për influencë në Rripin e Gazës dhe tek arabët izraelitë.”
Irani e mbështet aktualisht Hisbollahun me afro 1 miliardë dollarë në vit. Edhe tek Hamasi derdhen para. Sipas Eizenkot nga ky zhvillim brenda një ose dy vjetësh mund të dalë një kërcënim konkret për Izraelin. Dhe në plan afatgjatë, këtë e thekson kreu i Shtabit të Përgjithshëm, Irani do të përpiqet të shtërë në dorë armë atomike, sepse ky vend e sheh veten si një fuqi rajonale.
Si do të veprojë Izraeli?
Sfidat e Izraelit në të ardhmen lidhen me efektet që do të sjellë marrëveshja me Iranin. Kreu i një organizate studimore politike “INSS”, ish-gjenerali, Amos Yadlin analizon pasojat e kësaj marrëveshjeje. “Superioriteti ynë strategjik është dobësuar në tre momente vendimtare. Së pari përmes fondeve që rrjedhin në vendet arabe të rajonit. Pastaj burimet e reja që lindin në vetë ekonominë iraniane, industria e armatimit do të përjetojë një hov në këtë vend. Dhe së treti, Irani mund të blejë armë konvencionale nga Rusia dhe Kina.”
Prandaj Yadlin kërkon që politika izraelite të angazhohet për planifikime afatgjata. “Ne kemi fituar kohë 5 deri në 10 vjet. Po qe se shqetësimet tona bëhen realitet, ne duhet të kemi një strategji. Sepse pas 10 ose 15 vjetësh ne mund të jemi përballë një Irani armiqësor, por që është shumë, shumë më i fortë.” Ende Irani i mbetet kërkesës për ta shkatërruar Izraelin. Prandaj është kaq e habitshme, kur një ushtarak i lartë izraelit Gadi Eizenkot deklaron se duhet pasur edhe një lloj “devocioni për t’i kuptuar forcat që veprojnë brenda një populli tjetër.” Marrëveshja me Iranin ka ndryshuar shumë gjëra sipas pikëpamjes izraelite.