Ekonomia

Arratia, vijojnë refuzimet në kufi, policia në Portin e Durrësit përpiqet të ndalë fluksin

Disa dhjetëra shqiptarë nuk janë lejuar natën e kaluar të kalojnë kufirin nga porti detar i Durrësit drejt zonës Shengen me tragetet e linjave detare. Fluksi i madh i largimeve nga vendi me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së ka shtuar ndjeshëm kontrollin ndaj udhëtarëve në këtë vendkalim kufitar.

14292629411429089514porti-durresAutoritetet e kufirit kërkojnë plotësimin e kërkesave për çdo udhëtar që do të lëvizë drejt zonës Shengen. Natën e kaluar, shumë prej tyre u refuzuan për mungesë të mjeteve monetare, apo ftesave zyrtare nga i afërmi pritës që jeton në vendet e BE-së. Në rastet kur dyshohet për qëllimin e udhëtimit, nuk pranohen ftesat e dërguara në rrugë elektronike.

Mes të refuzuarve ka edhe familjarë me fëmijë të vegjël apo persona të cilëve më parë u është refuzuar hyrja në vendet e BE-së.

Kontrollorët e kufirit kërkojnë nga udhëtarët që të tregojnë ftesat zyrtare nga pritësit, mjetet monetare (jo më pak se 50 euro për ditë qëndrimi) si dhe të specifikojnë vendin e qëndrimit në zonën Shengen, përmes rezervimit të hotelit apo adresës ku do të qëndrojnë.

Gjithashtu, mungesa e veshjeve të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim disaditor, në jo pak raste është bërë shkak për refuzimin e kalimit të kufirit shqiptar ditët e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button