🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,502 ▲2.49%
DOW 46,223 ▲2.23%
NASDAQ 21,498 ▲3.38%
NAFTA 101.67 ▼1.18%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,910 ▲ +1.69% ETH $2,113 ▲ +3.58% XRP $1.3406 ▲ +0.71% SOL $82.9700 ▼ -0.11%
S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,502 ▲2.49 % DOW 46,223 ▲2.23 % NASDAQ 21,498 ▲3.38 % NAFTA 101.67 ▼1.18 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Arratisja e trafikantit në makinën e Frrokut, Policia: Do iniciojmë ndjekje penale, ishte informacion sekret

Policia e Shtetit konsideron se janë dokumentacione sekrete ato që janë nxjerrë në media në lidhje me operacionin “Laguna e Vilunit”. Sipas policisë, duke dekonspiruar punonjësit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje të procedimit, rrezikohet jeta e punonjësve dhe vihet në rrezik hetimi.

policiaeshtetitNjë dokument i Policisë së Shtetit i siguruar nga ABC News, tregon se një person i shpallur në kërkim, i dyshuar si koka e trafikut të drogës gjatë operacionit “Laguna e Vilunit”, i ka shpëtuar arrestimit mesnatën e datës 1 dhe 2 tetor 2014 duke u fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku. Bëhet fjalë për Bardhok Pllanaj, i cili rezulton në kërkim prej policisë shqiptare. Dokumenti ngre hije dyshimi mbi pastërtinë e veprimeve të policisë dhe prokurorisë.[poll id=”7″]

Deklarata e plote

Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se operacioni “Laguna e Vilunit”, i cili është realizuar në datat 30.09.2014 deri më 02.10.2014, ne lidhje me procedimin penal nr.245, viti 2013, është një nga operacionet e suksesshme, i organizuar dhe realizuar nga Policia e Shtetit ne bashkëpunim me Prokurorine e Krimeve të Rënda dhe policitë e vendeve fqinje, Italinë dhe Malin e Zi, në luftën kunder grupeve kriminale në fushën trafikun të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni policor, është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie lëndë narkotike rreth 804 likogramë e dyshuar si Mariuanë.

Gjithashtu, nga veprimet proceduriale dhe hetimore te kryera ne vazhdimesi si dhe ne kushtet e flagrances te kryerjes se kesaj vepre penale në bazë të provave te arsyeshme ne lidhje me autoresine e kesaj vepre penale është bërë i mundur identifikimi gjetja, kapja dhe arrestimi ne flagrance I 7 personave, antare te grupit te organizuar kriminal si autoreve te mundshem të kësaj vepre penale;

Ne cilësine e provës materiale janë sekuestruar:

* Sasia prej 804 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

* 370 fisheke model 56.

* Shuma prej 12 mije euro, 14 mije e peseqind leke.

* 3 automjete te modeleve te ndryshme, nje furgon mallrash.

* 16 telefona celulare

Nga ana jonë vazhdon puna në lidhje me identifikimin, gjetjen dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Jemi të shqetesuar në lidhje me dokumentacionin sekret që është nxjerrë në media, duke dekonspiruar punonjesit e policisë që kanë vepruar në këtë operacion, si dhe detaje tëprocedimit, gjë që rrezikon jetën e këtyre punonjesve dhe mbarevajtjen e hetimit.

Për këtë Policia e Shtetit do te inicojë ndjekje penale.

Për sa i përkët insinuatave me natyrë politike, për veprimet operacionale policore, Policia e Shtetit sqaron se vendimet gjatë çdo faze të operacionit Laguna e Vilunit, jane marrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, me të cilën ka ndjekur këtë prej më shumë se një viti procedimin penal për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Gjithashtu, policia e shtetit garanton qytetarët se është e vendosur në zbatimin e ligjit njëlloj për çdo shtetas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.