☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,534 ▲3%
DOW 46,371 ▲2.55%
NASDAQ 21,614 ▲3.94%
NAFTA 101.84 ▼1.01%
ARI 4,713 ▲3.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,916 ▲ +2.22% ETH $2,098 ▲ +3.78% XRP $1.3455 ▲ +1.89% SOL $82.7200 ▲ +0.55%
S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 % S&P 500 6,534 ▲3 % DOW 46,371 ▲2.55 % NASDAQ 21,614 ▲3.94 % NAFTA 101.84 ▼1.01 % ARI 4,713 ▲3.41 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Arrest me burg për 3 “hackera”, transferuan para nga Belgjika

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 shtetas, të dyshuar për konsumimin e veprës penale të “mashtrimit kompjuterik”.

1426679092policia-shtetit-hackeratNë bazë të një materiali referues të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Tiranës, më konkretisht Seksioni i Krimit kompjuterik, ka arritur të evidentojë se shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi, nëpërmjet ndërhyrjes në sistemin kompjuterik të një kompanie fluturimesh në Belgjikë, kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare shumat 100 mijë euro dhe 39 mijë euro.

Këto shuma, shtetasit nuk kanë arritur t’i tërheqin, pasi janë bllokuar nga bankat në Shqipëri, të dyshuara se mund të ishin përfitim i paligjshëm.

Në vijim të veprimeve hetimore të Prokurorisë, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 3 personave të dyshuar. Këto vendime të gjykatës janë ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit.

Nga aktet e administruara rezulton se në muajin janar 2015, shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, nëpërmjet ndërhyrjes së paligjshme në sistemin e një shoqërie fluturimesh në Belgjikë, kanë transferuar në numrat e llogarive të tyre në dy banka të ndryshme në Shqipëri, përkatësisht shumat 100,000 euro dhe 39,000 euro.

Transfertat janë realizuar sikur janë kthyer nga tregtari (kompania ajrore) si “Kthim parash”, ose “refund” i pagesave të mëparshme të kryera nga shtetasit Elvi dhe Marsen. Provohet se shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi, në asnjë rast nuk kanë transferuar parà në drejtim të shoqërisë ajrore belge.

Transfertat nga kjo shoqëri të shumave 100,000 euro dhe 39,000 euro, në favor të tyre, janë realizuar nëpërmjet ndërhyrjes së paligjshme në sistemin kompjuterik të shoqërisë.

Dy shtetasit Elvi dhe Marsen janë paraqitur pranë bankës për të kryer tërheqjet e shumave, por ky veprim është bllokuar nga banka. Në këto kushte, shtetasit Elvi Memaj, Marsen Vathi dhe Fabian Kuqi, kanë konsumuar veprën penale “Mashtrimi kompjuterik” në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.