☁️
Tiranë 19°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.72 ▲0.79%
ARI 4,058 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,784 ▼ -1.04% ETH $2,056 ▼ -2.28% XRP $1.0583 ▼ -2.68% SOL $83.4600 ▼ -2.39%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.72 ▲0.79 % ARI 4,058 ▲0.69 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.72 ▲0.79 % ARI 4,058 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen dy mjeke ne Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy mjekë pas vdekjes së 25-vjeçares Rexhina Debrova pak minuta pas lindjes. Sipas informacioneve të para janë arrestuar mjeku reanimator Nikollaq Thano si dhe mjeku kardiolog Mehmet Ibaj.

Ndonëse shkaqet e sakta të vdekjes së nënës së re do të mësohen pas autopsisë, nga spitali u tha se e reja pësoi komplikacion. Sipas spitalit, pacientja e cila do të bëhej nënë për herë të parë kishte shkuar me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë. Mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: M.I., 54 vjeç,  banues në Elbasan dhe N.TH., 60 vjeç,  banues në Cërrik, ( të dy me detyrë mjekë pranë Spitalit Rajonal Elbasan),  pasi gjatë operacionit (për  lindjen e fëmijës) ka ndërruar jetë shtetasja R.D., 25 vjeçe, banuese në Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.”-njofton policia.

Por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.

25-vjeçarja nga Katundi i Ri ndërroi jetë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë në maternitetin e Elbasanit, fatmirësisht foshnja gëzon shëndet të plotë.
Familjarët e 25-vjeçares, akuzojnë mjekët për pakujdesi. Sipas tyre, pas përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, gjinekologu ka kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë sepse ka konstatuar probleme me zemrën. Familjarët pretendojnë se mjeku kardiolog ka mbërritur me vonesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.