“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Deputetja Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa he
Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka deklaruar pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo duke u larguar pa iu përgjigjur pyetjes së gazetares Anila Hoxha se si “iu përgjigj SPAK, nëse ka pasur apo jo korrupsion në zgjedhje në Elbasan”.
TCH raporton se Mile është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, për një çështje që po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, në rolin e deklarueses.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.