🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,115 ▲ +0.55% ETH $2,420 ▼ -0.84% XRP $1.2981 ▼ -0.83% SOL $104.1100 ▼ -0.75%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Kosova

Arrestohen dy persona në Fushë Kosovë, u sekuestrohen mallra pa dokumentacion importi

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, pasi Policia e Kosovës ka gjetur në një automjet kombi mallra të kategorive të ndryshme, për të cilat nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon importin e ligjshëm.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, automjeti me targa vendore është ndaluar për kontroll gjatë ditës së djeshme nga njësitë e Sektorit të Hetimeve të Policisë Kufitare, pas trajtimit të informatave për dyshime për kontrabandë me mallra.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur barna, produkte higjienike, bizhuteri, veshmbathje dhe pajisje teknologjike, përfshirë kompjuterë, laptopë dhe telefona celularë.

Dy të dyshuarit, meshkuj kosovarë, gjatë intervistimit kanë deklaruar se mallrat i kishin sjellë nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë, ata nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës që dëshmon importin e tyre të ligjshëm.

Mallrat e gjetura, së bashku me automjetin, janë sekuestruar si prova materiale. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme mjekësore”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga pagesa e tarifave doganore ose tarifave të akcizës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.