☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▲0%
ARI 4,321 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,715 ▲ +0.7% ETH $2,693 ▲ +0.43% XRP $1.5293 ▲ +0.77% SOL $123.2200 ▲ +1.97%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Kosova

Arrestohen dy rusë në Mal të Zi, në banesën e tyre gjendet pasuri me vlerë rreth 1 milion euro

Gjatë kontrollit të një banese në Budva, të cilën e përdornin dy shtetas rusë, A.K. (31) dhe A.K. (42), policia ka gjetur dhe sekuestruar para në tetë valuta të ndryshme, në vlerë të përgjithshme prej rreth një milion eurosh.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit janë gjetur gjithashtu një poligraf, mjete komunikimi, një sasi e madhe pajisjesh të ndryshme IT dhe para të dyshuara si të falsifikuara.

Dy shtetasit rusë ishin arrestuar më 23 shtator në pikën kufitare “Aeroporti i Tivatit”, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të kontrabandës dhe pastrimit të parave, raporton RTCG.

Më 25 shtator, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore në Kotor, zyrtarët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare “Jug”, Departamentit për Luftimin e Krimit Ndërkufitar, së bashku me njësinë për luftimin e krimit të teknologjisë së lartë, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Departamentin Special të Policisë, kontrolluan banesën në Budva.

Gjatë kontrollit u sekuestruan pajisje të ndryshme IT, mjete komunikimi, një poligraf dhe para në tetë valuta të ndryshme. Përveç euros, bëhej fjalë për valuta të Rusisë, Serbisë, Izraelit, Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Shteteve të Bashkuara dhe Kirgistanit. Vlera e përgjithshme e parave ishte rreth një milion euro.

Gjithashtu, policia gjeti 1 mijë e 120 euro, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Të gjitha sendet e gjetura do t’i nënshtrohen ekspertizave të mëtejshme.

Dy personat ishin kontrolluar më 23 shtator në Aeroportin e Tivatit, ku në bagazhin e tyre, të ndarë në 19 valixhe, policia dhe dogana kishin gjetur 26 mijë e 210 euro, 1 mijë e 150 shekelë izraelitë, si dhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh elektronike të padeklaruara dhe ilaçesh.

Nga dy shtetasit rusë ishin sekuestruar përkohësisht edhe disa mjete komunikimi që ata përdornin.

Prokurori shtetëror në Prokurorinë Themelore në Kotor kishte vlerësuar se në veprimet e tyre ekzistojnë elemente të veprave penale të kontrabandës dhe pastrimit të parave dhe kishte urdhëruar arrestimin e tyre.

Autoritetet malazeze kanë bërë të ditur se po vazhdojnë hetimet, në bashkëpunim me prokuroritë kompetente, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe institucione të tjera të sistemit të sigurisë dhe komunitetit ndërkombëtar të inteligjencës, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave që lidhen me dy të dyshuarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.