⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 87.22 ▲1.37%
ARI 4,041 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,676 ▼ -0.28% ETH $2,048 ▼ -0.99% XRP $1.0576 ▼ -0.64% SOL $84.1200 ▼ -0.14%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.22 ▲1.37 % ARI 4,041 ▲0.27 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 87.22 ▲1.37 % ARI 4,041 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen të fortët e Shijakut, vëllezërit Avdyli, akuzohen për trafik heroine

Policia e Shtetit ka goditur familjen kriminale Avdyli në Shijak duke arrestuar tre vëllezërit, kushëririn e parë të tyre dhe  mbi 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroinë në Shqipëri dhe në Gjermani, ndërsa numëron dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës ‘Germany’.

Të arrestuar janë vëllezërit; Astrit Avdyli, që është koka e bandës, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdylin. Ndërsa përpos tyre u prangos kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë.

Pjesë e dosjes është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën, ish-kapon e Durrësit, që është arratisur.

REPORT TV siguroi pamjet ekskluzive të momentit që Flamur Avdyli u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pas arrestimit pasditen e sotme në Shijak nga RENEA dhe FNSH.

Familja Avdyli është pronare e dhjetëra bizneseve në Shijak, Durrës dhe disa qytete të tjera të vendit, mes tyre Flamur Avdyli zotëron kompaninë ‘Orges Albania 2016’ dhe hotelin luksoz ‘Germany’ në Durrës.

Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa akuzohet për trafik heroine në Gjermani dhe disa vende të tjera të Europës bashkë me vëllezërit e tij dhe anëtarët e tjerë të bandës.

Pjesë e dosjes ku janë familja Avdyli dhe Lul Berisha sipas burime për Report Tv janë edhe zyrtarë të lartë të shtetit, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Sipas informacioneve nga policia e shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania. Operacioni u paralajmërua pak ditë më parë nga ministri Fatmir Xhafaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.