☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.69 ▲0.65%
ARI 4,401 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $65,020 ▲ +0.08% ETH $1,919 ▼ -0.08% XRP $1.0314 ▼ -0.57% SOL $76.6300 ▲ +0.14%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.69 ▲0.65 % ARI 4,401 ▲0.02 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.69 ▲0.65 % ARI 4,401 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet 70-vjeçari, i vuri flakën magazinave të Bashkisë së Tiranës dhe shkurreve në Shkozë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 70-vjeçar, i dyshuar si autor i dy zjarrvënieve të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në zonat e Lundrës dhe Shkozës.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet S. A. dyshohet se më 9 gusht ka ndezur zjarr pranë magazinave të Bashkisë së Tiranës, në fshatin Lundër. Një ditë më parë, ai dyshohet se ka ndezur zjarr pranë disa shkurreve, në afërsi të një kabine elektrike në Shkozë.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet e tokave përreth, ndërsa njëri prej tyre u përhap pranë infrastrukturës elektrike dhe tjetri pranë magazinave të Bashkisë.

Policia bën me dije se arrestimi u krye brenda 48 orëve nga ndezja e dy vatrave të zjarrit, pas veprimeve të menjëhershme hetimore dhe operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1. Efektivët kanë asistuar gjithashtu shërbimet zjarrfikëse gjatë ndërhyrjeve për shuarjen e flakëve.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë dhe të denoncojnë çdo rast të dyshuar paligjshmërie në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.