roze
Arrestohet Dr.Dre
Mëngjesin e së hënës muzikanti Dr. Dre e gjeti veten në prangat e policisë amerikane pas një denoncimi të bërë nga fqinji i tij në Malibu.
Sipas fqinjit, shtëpia e Dr.Dre është e pajisur me armë të cilat muzikanti i nxjerr pa problem në publik. Ai vendosi ta denonconte këngëtarin pasi kishte parë që ai kishte kërcënuar një person i cili kishte ndaluar makinën në pronën e tij dhe ishte gati të hapte zjarr.
51-vjeçari Dre u tregua i qetë dhe i gatshëm të bashkëpunonte me policinë, por asnjë armë nuk u gjet në shtëpinë e tij.
Megjithëse tashmë është i lirë nga prangat ai pritet të paraqitet në gjyq pasi kjo nuk është hera e parë që fqinjët ankohen për të.