☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,764 ▲0.43%
DOW 53,760 ▲0.35%
NASDAQ 26,660 ▲0.45%
NAFTA 83.07 ▼0.55%
ARI 4,634 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,350 ▼ -1.6% ETH $2,506 ▼ -0.73% XRP $1.4211 ▼ -2.74% SOL $105.4500 ▼ -1.72%
S&P 500 7,764 ▲0.43 % DOW 53,760 ▲0.35 % NASDAQ 26,660 ▲0.45 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,634 ▼0.64 % S&P 500 7,764 ▲0.43 % DOW 53,760 ▲0.35 % NASDAQ 26,660 ▲0.45 % NAFTA 83.07 ▼0.55 % ARI 4,634 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Arrestohet më i pasuri i Kroacisë

Biznesmeni më i pasur i Kroacisë u prangos në Britani nën akuzën e përvetësimit të miliona parave nga kompania e tij gjigante e shitjeve me pakicë, duke e çuar atë në një falimentim masiv që është kthyer tanimë në shqetësim për Kroacinë e pjesë të tjera të Ballkanit.

66-vjeçari Ivica Todoriç, themeluesi i sipërmarrjes së madhe private për ushqim dhe shitje me pakicë, Agrokor, u paraqit në një gjykatë në Uestminster, ku avokati i tij tha se do të luftojë kundër ekstradimit. Gjykatësi i qarkut, Richard Blake, i dha Todoriçit lirimin me kusht dhe e detyroi të paguante një garanci prej 132 000 dollarësh.

“Konteksti në të cilin jua jap këtë garanci është dijenia se brenda këtij vendi dhe në mbarë botën, asetet tuaja janë të ngrira dhe aftësia juaj për të fituar para’ është e kufizuar”, tha gjykatësi. “Bëhet fjalë për një shumë mjaft të vogël krahasuar me shifrat që kam dëgjuar deri tani”, shtoi ai.

Ndër kushtet e vendosura biznesmenit është mbajtja e një byzylyku elektronik nga mesnata deri në 3 të mëngjesit, të paraqitet në një stacion policor të Londrës tre herë në javë dhe të heqë dorë nga dokumentet e tij të udhëtimit. Mbi 66-vjeçarin rëndon akuza e keqpërfaqësimit të biznesit dhe raporteve financiare të Agrokor-it, duke “fshehur shpenzimet, borxhet dhe pretendimet financiare”.

Todoriçi ishte vendosur në listën e të arratisurve më të kërkuar të kontinentit nga Europol-i, nën dyshimin e korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve administrative dhe mashtrimit. Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç deklaroi të martën se çështja e Agrokor-it përbën skandalin më të madh në vend me “pasoja mbi stabilitetin e ekonomisë, kreditorëve dhe furnizuesve”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.