Rajoni
Arrestohet një ish-komandant i policisë serbo-boshnjake për masakrën e Srebrenicës
Një ish-komandant i policisë serbo-boshnjake, Milan Bogdanoviç u arrestua sot në Srebrenicë në kuadër të një hetimi të prokurorisë për pjesëmarrjen në vitin 1995 në masakrën kundër myslimanëve në këtë qytet të Bosnjes Lindore.
”Bogdanoviç, 65 vjeç, dyshohet për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale që ishte përfshirë në ekzekutimin e rreth 8 000 burrave dhe dëbimin e 40 000 civilëve myslimanë nga enklava e Srebrenisës”, sipas një komunikate të prokurorisë boshnjake të ngarkuar për krimet e luftës.
Gjatë masakrës, i dyshuari ka drejtuar sipas të njëjtit burim, një kompani të policisë krijuar për të arrestuar mylimanët që po arratiseshin nga Srebrenica para avancimit të forcave serbe.