🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
₿ CRYPTO
BTC $64,272 ▲ +1.55% ETH $1,742 ▲ +2.15% XRP $1.1533 ▲ +1.78% SOL $73.5100 ▲ +6.09%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230 EUR/USD 1.1469 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 94.7956 EUR/MKD 61.6230 EUR/RSD 117.3904 EUR/TRY 53.2775 EUR/JPY 184.96 EUR/CAD 1.6230
21 Jun 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, i zbulohen 64 kg drogë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, të cilit i kanë gjetur në veturën e tij mbi 64 kilogramë marihuanë.

“Sot rreth orës 05:15 të mëngjesit, nga njësitë e anti-drogës së Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe me asistencë të njësisë së trafikut rajonal të Prishtinës, në dalje të autostradës “Arben Xhaferi” në Prishtinë, gjegjësisht, te rrethi afër një pompe të derivateve në Veternik është ndaluar vetura Pasat ngjyre e zezë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar me inicialet: M.M. (viti i lindjes 1988) qyteti Kukës, shtetas i Republikës së Shqipërisë”, thotë PK.

“Gjatë realizimit të kontrollit policor në automjetin e të dyshuarit, në bagazh i janë gjetur: 4 paketime të mëdha të mbushura me substancë narkotike të dyshuar si marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 64 kilogram e 800 gram, gjithashtu është konfiskuar vetura në fjalë dhe 2 telefona celularë. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe krimteknika rajonale e Prishtinës e cila ka kryer fotografimin, incizimin dhe ka tërhequr substancën e dyshuar narkotike nga lokacioni”, thotë PK.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe me urdhër të tij/saj, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Policia, respektivisht njësitet anti drogë po vazhdojnë hetimet e nevojshme për të konstatuar edhe detaje tjera për prejardhjen dhe destinacionin e kësaj ngarkese të dyshuar.

Siç keni qenë të njoftuar edhe dje me 3 nëntor, përmes një komunikate për media Policia e Kosovës, kishte konfiskuar mbi 130 kg marihuanë dhe kishte arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia mbetet fuqishëm e përkushtuar që në bashkëpunim edhe me autoritetet tjera relevante në vazhdimësi të punojë për parandalimin e rasteve të abuzimit dhe trafikimit me substanca narkotike, dhe në aspektin ligjor do të ndërmarrë masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë të përfshirë në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që në një mënyrë apo tjetër cenojnë sigurinë e qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.