☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,842 ▼ -1.51% ETH $2,226 ▼ -0.9% XRP $1.3352 ▼ -1.34% SOL $82.6800 ▼ -2.36%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Arrestohet pronari i një kompanie ajrore. Mashtroi emigrantët kosovarë

Policia e Kosovës gjatë dy operacioneve në dy rajone të ndryshme të vendit ka arrestuar disa persona, mes të cilëve edhe pronarin e një kompanie që mashtronte klientët me bileta udhëtimi.

Kompania “Alba Aid” mashtronte bashkatdhetarët përmes së ashtuquajturës “Call-Center” me mesazhe që përmbanin çmime të lira për fluturime në Kosovë dhe kthimin përsëri në vendet e tyre.

“Drejtoria e Krimeve Ekonomike, pas hetimeve disa javore ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kryer vepër penale “Mashtrim”, nga neni 35, ku viktimë të këtij mashtrimi janë emigrantët me qëndrim në Zvicër dhe Gjermani. Mashtrimet janë kryer nga disa kompani turistike në Zvicër, Gjermani dhe Kosovë. Për këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet në Gjermani dhe Zvicër. Për veprimet hetimore të deritanishme, dua të theksoj se është ndaluar pronari i njërës prej kompanisë mashtruese ‘Alba Aid’ me seli në Kosovë, kompani kjo e lidhur edhe me ‘Alba Reisen’ në Zvicër”, tha në një konferencë për shtyp së bashku me policinë, Drejtori për Hetime Ekonomike dhe Korrupsion, Shaip Havolli.

Ky “Call-Center”, ka qenë në shërbim edhe të disa kompanive të tjera si “Dardania Airways”, e cila, sipas Havollit, po ashtu ka mashtruar emigrantët.

Me këtë rast, këto kompani mashtruese, fluturimet i kanë organizuar me numra të fluturimeve “Adria-Airways” dhe “German Wings”, duke shfrytëzuar kështu sistemin E-banking për pagesa.

Të dëmtuarit janë ftuar që të paraqiten në Drejtorinë për Hetime të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.