🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.94 ▼2.2%
ARI 4,086 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,410 ▼ -0.53% ETH $2,098 ▼ -1.03% XRP $1.0824 ▼ -1.44% SOL $84.9100 ▼ -1.82%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.94 ▼2.2 % ARI 4,086 ▼0.7 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.94 ▼2.2 % ARI 4,086 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Arrestohet se mbante prej 6 vitesh fëmijët dhe gruan të ngujuar

Një ngjarje tronditëse është zbuluar në kryeqytet. Gruaja së bashku me fëmijët e mitur mbaheshin të ngujuar në banesë prej 6 vitesh.

Kryefamiljari, Xherxh (Gjergj) Laçi, mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht.

Policia, ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e 52-vjeçarit. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Antiterrorit dhe Komisariati i Policisë Nr. 4., në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Ngujimi”. Mbante të ngujuar, për shkak të bindjeve radikale, bashkëshorten dhe fëmijet e mitur, prej më shumë se 6 vitesh, si dhe i dhunonte sistematikisht, vihet në pranga 52-vjeçari. Sekuestrohen dy mjete prerëse thika dhe municion luftarak, të gjetura në banesën e 52-vjeçarit. Specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit dhe specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4., bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ngujimi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. (Gj). Ll., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale. Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krëhra automatiku. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.