Bota

Arrihet marrëveshja për emigrantët, BE: Kampet do të ngrihen “vullnetarisht”

Pas 12 orë bisedimesh maratonë në Bruksel, liderët e BE-së e arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit që i jep një frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit.
Vetë e ardhmja e kancelares gjermane në këtë post rrezikohej, nëse nuk do të dilte me një pakt të pranueshëm mes mosmarrëveshjeve të ashpra me ministrin e vet të Brendshëm Horst Seehofer.

Lajmin e arritjes së ujdisë e njoftoi përmes “Twitter”-it presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. 28 liderët e BE-së, shkroi ai, ranë dakord me përfundimet e këshillit mbi emigracionin. Në dokument, është pak i vakët, sipas DË, formulimi mbi mbylljen e qendrave të emigranteve brenda bllokut.

Shtetet e BE, që do të kenë dëshirë të ngrenë kampe të tilla do t’i verfiikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, përsa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë bllokun.

Shteteve në veriun e Afrikes dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.

Nga sa shpjegoi Merkel, krerët e unionit ranë gjithashtu dakord për kontrolle të brendshme më të ashpra në mënyrë që azilkërkuesve të mos i lejohet ta zgjedhin vetë vendin ku do të aplikojnë. Italia refuzoi fillimisht t’i nënshkruante konkluzionet e përbashkëta të takimit të cilat përfshinin dhe çështje si Brexitit apo siguria, nëse më parë qeveritë e BE-së nuk binin dakord mbi emigracionin.

Pjesëmarrësit në samit pranuan gjithashtu t’i paguajnë Turqisë një tjetër këst 3 miliardë dollarësh në kuadër të marrëveshjes se 2016-ës që lidhet me përpjekjet e Ankarasë për t’i mbajtur emigrantët larg Europës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button