☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.23 ▼2.14%
ARI 4,208 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,408 ▲ +0.46% ETH $1,733 ▲ +0.15% XRP $1.1308 ▼ -1.02% SOL $72.5800 ▼ -2.03%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.23 ▼2.14 % ARI 4,208 ▼0.89 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.23 ▼2.14 % ARI 4,208 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Bota

Takimi Trump-Putin, në Helsinki, si në luftën e ftohtë

Kremlini dhe Shtëpia e bardhë, njëkohësisht shpallën vendin dhe datën, një ditë pas arritjes së një marrëveshjeje për takimin e dy liderëve, pas një vizite në Moskë të këshilltarit kombëtar të sigurisë John Bolton. Trump, do të takohet me putin pasi të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s më 11 dhe 12 korrik dhe vizitës në Britaninë e Madhe.

Data do t’i japë Putinit shansin të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së kampionatit botëror të futbollit, në rusi, më 15 korrik. Dy liderët, janë takuar dy herë më parë në prapaskenat e takimeve ndërkombëtare dhe kanë biseduar të paktën tetë herë në telefon. Ata edhe kanë bërë komente pozitive për njëri tjetrin, kohë pas kohe, me Putin që ka lëvduar mënyrën se si Trump po menaxhon ekonominë amerikane.

Takimi mund të acarojë aleatët e SHBA, si Britania, që kërkon të izolojë Putinin, ose vende si Ukraina që janë nervoze për atë që e shohin si sjellje miqësore e tepruar e Trump kundrejt liderit rus. Ai ka gjasa të pritet jo mirë edhe nga kritikët që vënë në pikëpyetje angazhimin e Trump ndaj aleancës së NATO-s dhe që janë të shqetësuar për distancimin me aleatë të hershëm si Kanadaja dhe gjermania në lidhje me politikat tregtare.

Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës ranë në nivelet më të ulëta të tyre që nga fundi i luftës së ftohtë botërore nën administratën Obama, që vendosi sanksione mbi Rusinë për aneksimin e Krimesë.

Agjencitë amerikane të zbulimit akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016, akuzë që Moska e ka mohuar. Takimi ndërkohë është një shtysë për Finlandën, kryeqyteti i të cilës priti takimet e rëndësishme të luftës së ftohtë, ndër të cilët atë mes Leonid Brezhnev dhe Gerald Ford, në 1975; Mikhail Gorbacov dhe Xhorxh Bush i vjetri në 1990 dhe mes Boris Yeltsin dhe Bill Klinton në 1997.

Moska shpreson që takimi i Helsinkit të rikthejë dialogun me Uashingtonin. Dhe Trump, në anën tjetër, prej kohësh ka shprehur dëshirën për marrëdhënie më të mira me Rusinë, edhe pse Uashingtoni ka ashpërsuar sanksionet ndaj saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.