ARRSH- Reshje shiu në të gjithë vendin, por akset rrugore qarkullohen normalisht
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të premten se janë marrë masat për qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset rrugore kombëtare. Sipas ARRSH-së, në të gjithë vendin ka reshje shiu të cilat kanë
sjellë rënien e materialeve në rrugë, por në të tre drejtoritë rajonale po punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve. Në akset ku ka prani ngricash nga temperaturat e ulëta të natës, është kryer spërkatja me kripë e akseve. Ndërsa siç njofton ARRSH-ja, të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri nëse do të ketë përkeqësim të motit. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në segmentet e njohur si zona rrëshqitjesh, si dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në çdo rast.
Në qarkun e Tiranës, në aksin Tiranë-Krrabë (km29) -Elbasan, në segmentin Lapidari Krrabë- Qendër Krrabë, rreth 1,5 km ka një çedim të trupit të rrugës. Qarkullimi në këtë segment është me 1 kalim. Është vendosur sinjalistika përkatëse. Akset Tiranë – Trau, Dajt – Qafë Mollë-Bizë dhe Trau Dajt – Antena janë të qarkullueshme. Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj qarkullohet me një kalim. Në gadishmeri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtorë .Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan qarkullimi kryhet normalisht. Në një distancë rreth 1 km larg TEG, muri mbajtës është dëmtuar. Janë marrë masat për vendosjen e shiritave sinjalizues dhe gjendja po mbahet në monitorim. Në gadishmëri janë mjete dhe punëtorë për çdo situatë që mund të krijohet. Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gadishmëri. Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me gjatësi 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka pasur shembje nga skarpata që janë pastruar. Ky aks (i vjetri) është i bllokuar në vendin e quajtur Dobresh.
Në qarkun e Elbasanit, po punohet nga firmat kontraktore për pastrimin e akseve. Në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht. Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, është i kalueshem. Po kryhet spërkatja me kripë në segmentet ku ka ngrica. Me një kalim qarkullohet vëtëm në zonën e Labinotit. Rekomandohet të bëhet kujdes në këtë aks sidomos në pikat e njohura si zona rrshqitjesh. Në gadishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e kalueshme. Punohet në km 10, Qafë Drizë për pastrimin e shembjeve. Këtu janë në gadishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë. Në aksin Elbasan – Gjinar,në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohet për pastrimin e aksit nga kontraktori. Në aksin Elbasan-Peqin në këto momente qarkullimi është normal. Ketu janë në gadishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punetorë.5. Në Papër, km 57, situata është normale. Në aksin Elbasan – Gramsh, segmenti rrugor K/Shirgjan-Drizë është i kalueshëm, po punohet për pastrimin e mbetjeve. Në segmentin Drizë – Poroçan punohet për pastrim dherash në anë të rrugës, pastrim kanalesh. Ka një gërryerje të trupit të rrugës në fshatin Bardhaj.
Në qarkun e Kukësit, në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 150 ml, vazhdon të ketë një çedim të trupit të rrugës me 50 cm deri në gjysmën e saj. Është vendosur sinjalistika përkatëse. Kjo shembje mund të agravohet dhe mund të çojë deri në bllokim të aksit. Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin. Në aksin Fierzë – Lekbibaj, në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. Qarkullimi është normal. Në segmentin rrugor Kryqëzim Domaj – Bushtricë në Km 29, në aksin rrugor Kukës– Bushtricë si rezultat i rreshjeve të rëna, rruga ka pësuar çedim në siperfaqen e asfaltit me një gjatësi prej 110 ml dhe me thellësi çarje 40 – 70 cm. Po ashtu edhe në kilometrin 27 dhe 31, ka çedime asfalti e përkatësisht në km 27 gjatësia e çedimit është rreth 70 ml me një thellësi çarje 10- 20 cm, dhe në km 31 gjatësia e çedimit është 50 ml me thellësi çarje 10 – 15 cm. Rruga qarkullohet me një kalim.
Në qarkun e Dibrës, në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore. Akset ku ka probleme në vazhdimësi me rënien e gurëve e dherave, si dhe çedime në rrugë janë si më poshtë:1. Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel , ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnëprobleme në qarkullim. Në keto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Në gadishmëri janë 2 mjete.2. Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim të trupittë rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin.3. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin.4. Në aksin Ura e Matit – Lis, në vendin e quajtur Lis, trupi i rrugës ka pësuar një shkëputje rreth 40 ml. Është vendosur sinjalistika pëatëse.Në akset e këtij qarku janë në gadishmëri 14mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lageshtisë në rrugë.
Në qarkun e Shkodrës, në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin deri tani.Ne akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka renie gurësh si pasojë e rreshjeve te shumta. Ne gadishmëri jane 2 mjete fadroma, që bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër – Qafë Qelë ka rrezik për rënie gurësh ne rrugë. Edhe këtu është në gadishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshën – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Në aksin Qafë Mali – Fierzë janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin K.Hadroj – Qafë Benë janë në gadishmëri 2 mjete. Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë rënie gurësh. Po punohet për largimin e tyre nga rruga. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Edhe në akset e mëposhtme ka probleme me rënien e materialeve herë pas here në rrugë. 1.Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për renien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks. 2. Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Ne gadishmeri eshte 1 mjet. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin. Në gadishmëri është 1 mjet.4. Në aksin Vau i Dejës – Koman janë riparuarnga ana e kontraktorit urat që ishin me probleme.