ARRSH: Ura e Milotit e dëmtuar qëllimisht, pas riparimit rikthehet qarkullimi normal
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se mëngjesin e sotëm është informuar nga kompania kontraktore e mirëmbajtjes për një dëmtim të qëllimshëm në Urën e Milotit.
Menjëherë pas njoftimit, inxhinierët e Autoritetit janë dërguar në terren për të verifikuar situatën.
“Nga kontrolli rezultoi se fugat metalike të urës janë dëmtuar gjatë natës, si pasojë e një tentative grabitjeje”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH-së, ky incident i është referuar menjëherë Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pasi përbën rrezik për sigurinë e mjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor, si dhe dëmtim të pronës publike.
ARRSH informoi se aktualisht, dëmtimi është riparuar nga grupet e mirëmbajtjes dhe qarkullimi në Urën e Milotit vijon normalisht.
/a.f/r.e/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.