Arsyet për të pasur në shtëpi një mace ose një maçok
Ai ose ajo që ka thënë se vetëm qeni mund t’i bëjë shoqëri të mirë padronit të tij, mbase nuk ka pasur kurrë një mace! Në fakt, edhe ajo arrin që të ndryshojë jetën tonë duke qenë një shoqëruese besnike. Një mace është sensuale, elegante, e pastër, e lehtë për t’u kuruar dhe e pavarur, përshtatet me çdo lloj ambienti, ndërsa është e aftë që ta “mbushë” edhe shtëpinë me prezencën e saj.
Më poshtë do të zbuloni se cilat janë dhjetë arsyet më të mira për të pasur një mace ose maçok.
1. Ju mësojnë filozofinë e menefregizmit
Thuhet se macja është një kafshë e ftohtë dhe e distancuar, sepse nuk preokupohet vërtet për padronin e saj. Por realisht bëhet fjalë për një filozofi jete, nga e cila duhet të mësojmë dhe të frymëzohemi.
2. Janë elegante
Mbajtja e një maceje në shtëpi simbolizon elegancën dhe klasin. Ndaj nëse dëshironi të habitni mikeshat tuaja me diçka magjepsëse, merrni dhe kujdesuni për një mace.
3. Gjestet e tyre vlejnë më shumë se fjalët
Ndonjëherë kur jemi të trishtuar apo të stresuar, macja afrohet dhe ulet pranë nesh, duke na bërë shoqëri. Pra, prezenca e saj mund të jetë një ngushëllim i madh.
4. Janë shumë të vendosura
Thuhet se macet kanë shtatë jetë dhe se nuk kanë frikë nga asgjë. Duhet të mësojmë shumë prej mënyrës së tyre të të jetuarit.
5. Na mësojnë se durimi ka një limit
Macet janë shumë të gjalla për nga natyra, por deri në një farë pike, sepse janë të afta të na tregojnë se çdo gjë e ka një kufi, edhe loja, po ashtu edhe durimi.
6. E shprehin entuziazmin e tyre
Ashtu si qentë, edhe macet janë të afta që të shprehen nëpërmjet gjesteve të vogla, si për shembull: nëpërmjet mjaullimës ose lëvizjes së bishtit. Mjafton që të njihni dhe të mësoni ndjenjat e tyre.
7. Nuk kanë rivale
Macet janë shumë guximtare dhe nuk kanë frikë që të përballen me një kundërshtar. Janë gjithmonë të gatshme që ta mbajnë “kokën lart”, si përpara minjve, ashtu edhe përpara qenve.
8. Mësojnë nga gabimet e tyre
Kur e kuptojnë se nuk e bëjnë dot një gjë ose nuk duhet ta bëjnë, macet nuk e përsërisin më të njëjtin gabim. Janë shumë më inteligjente dhe të shkathëta nga sa besohet.
9. Eksplorojnë çdo gjë
Macja është një kafshë kurioze. Ajo shëtit çdo cep të shtëpisë, thjesht dhe vetëm për të eksploruar ambiente të reja. Mos kini frikë se nuk e gjeni ndonjëherë nëpër shtëpi, sepse me siguri mund të jetë fshehur në ndonjë vend që nuk jua pret mendja.
10. Janë misterioze
E kemi pyetur veten shumë herë se çfarë mund të fshihet pas syve të një maceje! Pas pamjes së saj krenare dhe të sigurt, ajo arrin të jetë shumë e dashur me padronët. Fundja, pak mister në jetë nuk bën kurrë keq!