☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.97 ▼0.79%
ARI 4,036 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,996 ▼ -1.42% ETH $2,317 ▼ -2% XRP $1.2910 ▼ -2.97% SOL $100.0100 ▼ -2.31%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.97 ▼0.79 % ARI 4,036 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Arta Dade sherr në Kuvend me drejtoreshën e ministrisë

mDeputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade është përfshirë dje në një debat të ashpër me drejtoreshën në Ministrinë e Mjedisit, Ardiana Sokoli. Dade akuzoi Sokolin se nuk ishte serioze dhe se ishte e painformuar mbi projektligjin që ajo po mbronte përpara deputetëve të mazhorancës në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme.

Sherri erdhi pas një deklarate të Sokolit në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Jashtëm, lidhur me projektligjin që po diskutohej dhe që kishte të bënte me një marrëveshje financiare që lidh qeveria shqiptare me atë gjermane për ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm për banorët e Parkut Kombëtar të Prespës, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.  “Aktivitetet kryesore sot përfshinë dy vende. Shqipëria dhe Maqedonia e kanë nënshkruar, ndërsa Greqia presim që të bëhet pjesë, deri tani nuk është. Nuk kanë pranuar që të jenë pjesë e biosferës, edhe pse në nivel lokal në fakt, kur bëhen takime tre palëshe, ka një vullnet absolutisht nga ana e popullatës dhe nga ana e administrimit të qarqeve respektive, por kur vjen puna pastaj për një nivel më të lartë politik nuk ka patur vullnet politik. Këtë e kemi kuptuar, më gjatë nuk di t’ju them”, tha Sokoli.

Kjo deklaratë u prit ashpër nga kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, e cila tha se punonjësit e administratës nuk mund të shprehen për çështje politike. Ajo i kërkoi drejtoreshës që të informohet dhe të kufizohet kur flet për marrëdhëniet politike dhe qëndrimet e shteteve të tjera. “Ju nuk mund të thoni kanë apo nuk kanë vullnet. Ju nuk mund ta thoni këtë gjë. Të paktën në Komisionin e Jashtëm nuk duhet të bëni të këtilla deklarata. Një punonjëse e administratës nuk mund të përcaktojë vullnetin e një shteti fqinj dhe prandaj duhet të jemi më të kujdesshëm kur flasim, sepse nuk na takon ne të japim arsyet”, replikoi Dade me drejtoreshën e Ministrisë së Mjedisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.