🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.78 ▲1.37%
ARI 3,918 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,759 ▼ -1.84% ETH $2,259 ▼ -1.45% XRP $1.2539 ▲ +0.13% SOL $92.0400 ▼ -2.56%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.78 ▲1.37 % ARI 3,918 ▼1.29 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.78 ▲1.37 % ARI 3,918 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Arte

Arti i ikonave shqiptare, mbrëmje e veçantë diskutimesh në Muzeun e Luvrit

Në Muzeun e Luvrit, një prej tempujve më të mëdhenj të kulturës botërore, iu kushtua një mbrëmje e veçantë trashëgimisë shqiptare, përmes një konference për bashkëpunimin kulturor dhe shkencor mes Shqipërisë dhe Francës.

Ekspozita “Ikonat e Shqipërisë, thesare të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, aktualisht e paraqitur në Muzeun e Arteve të Bukura të Chambéry-së, u bë pikënisje për një diskutim të rëndësishëm mbi trashëgiminë, kërkimin shkencor dhe lidhjet kulturore mes dy vendeve.

Nën titullin domethënës “Kur diplomacia ndërkombëtare frymëzon kërkimin shkencor”, Nicolas Bousquet, drejtor i muzeve të Chambéry-së, solli historinë e kësaj ekspozite, të lindur nga binjakëzimi ndërmjet Korçës dhe Chambéry-së dhe nga bashkëpunimi i ngushtë me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës.

Maximilien Durand, specialist i shquar dhe drejtor i Departamentit të Arteve të Bizantit dhe të Krishterimeve të Lindjes në Muzeun e Luvrit, i ofroi publikut një rrugëtim të jashtëzakonshëm në historinë e pikturës bizantine dhe pasbizantine në Shqipëri, duke ndriçuar pasurinë artistike të veprave të paraqitura dhe perspektivat e reja shkencore që studimi i tyre ka hapur në bashkëpunim me specialistët shqiptarë.

Fakti që kjo trashëgimi u prezantua pikërisht në Muzeun e Luvrit i jep kësaj mbrëmjeje një domethënie të veçantë. Në një prej institucioneve më prestigjioze të botës së artit, historia dhe arti shqiptar u bënë pjesë e një dialogu më të gjerë evropian mbi kulturën, dijen dhe trashëgiminë e përbashkët.

I pranishëm në këtë takim, ambasadori i Shqipërisë Dritan Tola shprehu nderin dhe emocionin që trashëgimia shqiptare vlerësohet dhe promovohet në këtë mënyrë në Muzeun e Luvrit, duke përshëndetur ngrohtësisht dy konferencierët:

“Kur diplomacia krijon ura ndërmjet institucioneve dhe popujve, ajo bëhet gjithaq burim frymëzimi për kërkimin shkencor, dijen dhe rizbulimin e trashëgimisë sonë të përbashkët evropiane”, u shpreh ambasadori Tola.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar shprehu falënderime për Maximilien Durand dhe Nicolas Bousquet për pasionin dhe punën e tyre të jashtëzakonshme, si dhe për Françoise Mardrus, Drejtore e Studimeve Muzeale në Muzeun e Luvrit, për mikpritjen e kësaj etape të bukur të një aventure kulturore që lidh Shqipërinë, Francën dhe Evropën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.