🌤️
Tiranë 35°C · Kryesisht kthjellët 29 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,747 ▲1.03%
NASDAQ 24,877 ▼0.22%
NAFTA 81.95 ▲3.39%
ARI 4,103 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
₿ CRYPTO
BTC $64,371 ▲ +1.43% ETH $1,915 ▲ +1.77% XRP $1.0867 ▲ +2.99% SOL $73.9900 ▲ +0.96%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.95 ▲3.39 % ARI 4,103 ▲0.1 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,747 ▲1.03 % NASDAQ 24,877 ▼0.22 % NAFTA 81.95 ▲3.39 % ARI 4,103 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.6808 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4207 EUR/TRY 53.9310 EUR/JPY 186.47 EUR/CAD 1.6051
29 Jul 2026
Breaking
Politika

Asambleja e PS, Rama-Blushit: S’ke tagër të më besh moral

aaaaaaaaaNë mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryetari Edi Rama në fjalimin e mbajtur u është përgjigjur akuzave të deputetit Ben Blushi, ndonëse duke mos iu drejtuar direkt atij.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se, akuzat të tilla janë vetëm një fushatë balte, që bëhen sipas tij nga “përgojues” në radhët e PS.
“Na akuzojnë se sollëm kriminelë në Parlament, por ne sollëm më shumë gra në Parlament. Këto akuza janë shpifje të pafundme ndaj çdo pune, çdo reforme dhe çdo vendimmarrjeje”, ka thënë Rama, i cili ka shprehur “keqardhje për ata që mllefin e kanë më të madh se turpin dhe gjuhën më të gjatë se shikimin”.
Sipas shefit të qeverisë, akuzat synojnë të baltosin reformat e ndërmarra nga kabineti i tij, të cilat sipas tij e kanë çuar vendin drejt një rruge të re.
“Por të mos merremi më me ta dhe le ta bëjmë karvanin të ecë më shpejt përpara”, ka thënë Rama, i cili ka rezervuar edhe një mesazh.
“Askush nuk ka tagrin të më bëjë mua moralin e vlerave demokratike”, ka shtuar kreu i PS, për të shtuar më tej se, “statuti është bërë alibia, kurse qëllimi është ndryshimi i qeverisë”.
“Le të shkojmë në referendum dhe le ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tim”, ka propozuar ai.
Një koment kryeministri Rama ka bërë edhe për takimin e Elbasanit, ku të pranishmit vërshëllyen deputetin Blushi kur ai mori fjalën.
“Na vijnë vërshëllima nga stoli i rezervave, që natyrisht është diçka e pasjellshme. Më mirë të mos kishte ndodhur, por asnjë nga ato që ndodhi nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe të qeverisë sonë”, ka shtuar Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.