Politika

Asambleja Parlamentare e SEECP-së, Meta: Bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit

Në Tiranë ka nisur punimet Asambleja Parlamentare e SEECP-së. Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në cilësinë e presidentit të Asamblesë, u shpreh në fjalën e hapjes së duhet bashkëpunim rajonal në luftën kundër terrorizmit.

Meta tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, dhe avancimi i prespektivës evropiane do të shërbejnë për kushte më të mira të klimës së biznesit.

“Duhet të jemi të qartë që nuk mund të ketë rritje ekonomike e as mirëqënie reale nëse nuk punojmë për avancimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e institucioneve në vendet tona. Parlamentet kanë një rol të rëndësishëm për të ruajtur përmes harmonizimit të mëtejshëm të kuadrit legjislativ, në përputhje me ato të BE. Lufta kundër krimit të organizuar, sundimi i ligjit dhe avancimi i prespektivës evropiane i shërbejnë kushteve më të mira të biznesit. Ndaj besoj se jemi të gjithë dakord se funksionimi dhe forcimi i Asamblesë Parlamentare duhet të jetë prioritet për të githa parlamentet tona. Kuvendi i Shqipërisë mbetet i përkushtuar dhe do të vazhdojë angazhimin e tij për zgjidhjen e çështjeve imediate rajonale”, deklaroi Meta.

Z. Meta shtoi se puna e këtij procesi integrues duhet të përqëndrohet në konkretizimin e projekteve madhore ekonomike, paralel me procesin e integrimit europian dhe forcimin e shtetit ligjor.

“Bashkëpunimi rajonal realizohet përmes përkushtimit të heqjes së barrierave, dhe zbatimit të vërtetë të marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Ne duhet ta trajtojmë rajonin si hapësirë të përbashkët për të konkurruar denjësisht”, tha z. Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button