Ashpërsohet Kodi Penal, Beqiraj: Mosdeklarimi i saktë në doganë dënohet me 7 vite burg
Ndërsa bizneset në jug po bëjnë bilancet paraprake të përmbytjeve, Komisioni i ekonomisë po diskuton ndryshimet në kodin penal, në të cilin parashikohen masa të rrepta ndëshkimore. Zv.ministrja e Financave Irena Beqiraj raportoi masat e ndëshkimit të parashikuara në këtë pr.ligj, ku bëri të ditur se mosdeklarimi i saktë ose i rremë në doganë dënohet me 7 vite burg.
Zv.ministrja deklaroi se ashpërsimi i masave, të parashikuara në këtë pr.ligj bëhet në kuadër të luftës kundër informalitetit.
Nga ana tjetër, deputeti Kadeli ka kundërshtuar masat e parashikuara në këtë pr.ligj, duke argumentuar përpara komisionit se janë masa të tepruara dhe se nuk pritet të sjellin të ardhura.
Opozita nga ana tjetër ka kundështuar këto masa duke thëne se nuk janë pyetur grupet e interesit.
Beqiraj tregoi se grupet e interesit nuk janë pyetur sepse normalisht, do të ishin kundër masave të tilla, që shkojnë deri në heqje lirie.
Diskutimi më i madh përfshiu komisionin, teksa zv.ministrja e financave raportoi mbi ndryshimet e nenit 174 të ligjit të Kodit penal. “Importimi, eksportimi apo transitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Projekligji me ndryshimet përkatëse, si më poshtë:
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.7895 datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Paragrafi i dytë, i nenit 55, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Dënimi më i rëndë i shtuar, në rastin kur personi ka kryer një krim kundër jetës me dashje, me përdorimin pa leje të armëve luftarake dhe municionit, kur ka kryer akte terroriste, korrupsion pasiv apo vepra penale kundër të miturit, përbëhet nga shuma e përgjithshme e dënimeve për secilën vepër penale.”. Neni 2 Neni 171 ndryshohet, si më poshtë vijon:
1 “Neni 171 Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara Importimi, eksportimi apo transitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluara ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet.”.
Neni 3 Neni 172 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 172 Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë a të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës Importimi, eksportimi apo transitimi i mallrave, për të cilat paguhet akcizë, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Hedhja në konsum e mallrave të vendosura në qarkullim të lirë pasi janë importuar me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore apo të akcizës për shkak të destinacionit përfundimtar ose të përdorimit të tyre përfundimtar me qëllim shmangien e detyrimeve doganore përbën kontrabandë dhe dënohet deri në pesë vjet burgim. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 4 Neni 173 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 173 Kontrabanda me mallra të licencuara Importimi, eksportimi apo transitimi i mallrave, për të cilat kërkohet licencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, 2 fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 5 Neni 174 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 174 Kontrabanda me mallra të tjera Importimi, eksportimi apo transitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshme, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 6 Neni 176 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 176 Kontrabanda e vlerave kulturore Importimi, eksportimi apo transitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 7 Neni 177 ndryshohet, si më poshtë vijon: 3 “Neni 177 Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm Importimi, eksportimi apo transitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore apo përfitimin pjesor a tërësor të një përjashtimi, rimbursimi apo reduktimi nga tarifat doganore, taksat, tatimet, akciza ose të një avantazhi të çfarëdoshëm, që ka të bëjë me importin ose eksportin e mallrave, përbën kontrabandë dhe dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 8 Neni 178 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 178 Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave, për të cilat dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me mallra për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 9 Neni 179 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 179 Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë Ruajtja, depozitimi, mbajtja apo përpunimi i mallrave, për të cilat dihet se janë kontrabandë, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet me mallra, për të cilat paguhet akcizë ose që janë të ndaluara, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
4 Neni 10 Pas nenit 179/a shtohet neni 179/b, me këtë përmbajtje: “Neni 179/b Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore Thyerja, heqja e vulës doganore, zëvendësimi, ndërrimi ose falsifikimi i shenjave të tjera të sigurisë të vendosura nga autoritetet doganore për qëllime mbikëqyrjeje ose kontrolli apo për pezullimin e veprimtarisë tregtare në ambientet ekonomike ose të vendosura mbi mjetin e transportit apo mbi mallra ose falsifikimi në çfarëdo mënyre i numrit të identifikimit të mjetit të transportit me qëllim shmangien nga kontrolli doganor, dënohen me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize ose të ndaluara, dënohet me burgim deri në pesë vjet.”.
Neni 11 Pas nenit 179/b shtohet neni 179/c, me këtë përmbajtje: “Neni 179/c Largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet Largimi i mallrave nga zonat doganore pa lejen e organeve doganore dhe pa paguar detyrimet që duhen paguar ose pa garantuar pagesën e tyre, me përjashtim të rasteve të përjashtimit nga detyrimi për dhënien e garancive siç parashikohet nga legjislacioni doganor, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka të bëjë me mallra akcize, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”.
Neni 12 Pas nenit 179/c shtohet neni 179/ç, me këtë përmbajtje: “Neni 179/ç Kontrabanda e kapitenit, pilotit ose ekuipazhit Transportimi i mallrave pa manifest ose mungesa apo refuzimi i paraqitjes së manifestit dhe dokumenteve përkatëse, ngarkimi, shkarkimi ose transportimi i mallrave, udhëtarëve dhe bagazheve të tyre pa lejen e autoriteteve doganore, qëndrimi në vende ku nuk ka zyrë doganore apo 5 ndalimi në afërsi të portit ose aeroportit pa lejen e autoriteteve doganore, shkarkimi ose transbordimi i mallrave në kundërshtim me legjislacionin doganor, mungesa në bordin e mjetit të mallrave që duhet të gjendeshin aty në bazë të manifestit dhe dokumenteve të tjera doganore, e kryer kjo sipas rastit nga kapiteni, piloti ose ekuipazhi, dënohet me burgim deri në shtatë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”
Neni 13 Pas nenit 180 shtohet neni 180/a, me këtë përmbajtje: “Neni 180/a Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm apo ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.”
Neni 14 Në paragrafin e parë, të nenit 180, togfjalëshi “gjobë ose” shfuqizohet. Neni 15 Neni 181/a ndryshohet, si më poshtë vijon: “Neni 181/a Moskryerja e detyrave nga organet tatimore Moskryerja e detyrave që lidhen me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë që janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”
Neni 16 Në nenet 182 dhe 182/a shfuqizohet togfjalëshi “me gjobë”. Neni 17 Pas nenit 284/ë shtohet neni 284/d, me këtë përmbajtje: 6 “Neni 284/d Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara apo të rrezikshme për jetën dhe shëndetin Prodhimi, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja apo ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi, importimi i barnave, substancave aktive ose lëndëve ndihmëse për prodhimin e tyre, si dhe produkteve e pajisjeve mjekësore, aksesorëve, pjesëve përbërëse apo materialeve të tyre të falsifikuara ose të dëmshme për jetën dhe shëndetin dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim apo më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. E njëjta vepër kur ka sjellë pasoja të rënda në jetën apo shëndetin dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjetë.”
Neni 18 Pas nenit 288/a shtohet neni 288/b, me këtë përmbajtje: “Neni 288/b Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë Falsifikimi, tregtimi ose hedhja për konsum e nënprodukteve të falsifikuara të naftës që përdoren si lëndë djegëse, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, dënohet me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda materiale për shëndetin apo ka prishur ekosistemin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.”
Neni 19 Paragrafi i parë i nenit 324 ndryshohet, si më poshtë vijon: “Dhënia e këshillave, informatave, mjeteve të ndaluarit, të arrestuarit apo të burgosurit me qëllim për t’u larguar nga vendi i qëndrimit të detyruar dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.”.
Neni 20 Pas nenit 324 shtohet neni 324/a, me këtë përmbajtje: “Neni 324/a Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim Futja apo mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi janë të ndaluara, dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.”