☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 102.38 ▲0.61%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,874 ▲ +0.1% ETH $2,315 ▲ +0.18% XRP $1.3031 ▲ +2.09% SOL $99.9100 ▼ -0.37%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 102.38 ▲0.61 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

QKR përcakton 5 kategori biznesi që mund të regjistrohen vetëm online

aaaaaQendra Kombëtare e regjistrimit (QKR) do të kalojë një pjesë të shërbimeve të saj të regjistrimit tërësisht online. Burimet zyrtare të QKR-së bën me dije se, ky shërbim do të mundësohet nëpërmjet portalit qeveritar e-albania në adresën www.e-albania.al Këto shërbime që do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit elektronik, do jenë të vlefshme vetëm për subjektet persona fizikë dhe juridikë me pronësi 100% shqiptare. Shërbimet që do të ofrohen janë;

Regjistrimi fillestar.

–     Regjistrimi fillestar shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (sh.p.k.);

–     Regjistrimi fillestar shoqëri aksionere (sh.a.);

–     Regjistrimi fillestar shoqëri Komandite;

–     Regjistrimi fillestar shoqëri Kolektive;

–   Regjistrimi fillestar shoqëri të Thjeshta.

Regjistrime të tjera të detyrueshme.

Regjistrime të tjera të detyrueshme, sipas nenit 43, pikat 2 dhe 3/b/d/dh/e, te Ligjit Nr.9723/2007 “Per QKR”i ndryshuar, për personat juridikë të përmendur më sipër. Regjistrime vullnetare. Regjistrime vullnetare sipas Nenit 44 te Ligjit Nr.9723/2007 “Per QKR” i ndryshuar, për personat Juridikë të përmendur më sipër.

Regjistrimi i pasqyrave financiare/raporteve të auditit dhe verprimtarisë.

Depozitimi i pasqyrave financiare vjetore, raportit të ecurisë së veprimtarisë dhe raportit të auditimit, të mbajtur sipas kërkesave ligjore, në rastet kur mbajtja e këtyre dokumenteve është e detyrueshme. Për të kryer aplikimin online, duhet të pajiseni me nënshkrimin elektronik pranë operatorit “ALEAT”, i cili është i autorizuar për lëshimin e nënshkrimit elektronik vetëm për individët. Pajisjet e nevojshme për përdorimin e nënshkrimit elektronik janë: Kompjuter, Kartë identiteti (Shqiptare); lexues karte i thjeshtë ose lexues Karte PIN i Sigurtë. Por pushimi i përkohshëm i aktivitetit, aktivizimi i aktivitetit dhe çregjistrimi, do të vazhdojnë të kryhen në sportelet e shërbimit të QKR.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.