🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,211 ▲ +0.45% ETH $1,734 ▲ +0.45% XRP $1.1446 ▲ +0.29% SOL $74.2800 ▲ +3.57%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Tatimet vjelin 150% më shumë nga deklarimet vjetore të individëve

aaaaaaQeveria merr të ardhura atje ku nuk e pret. Qe prej vitit 2012 kur lindi detyrimi që individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë të deklaroheshin në tatime me qëllim taksimin e tepricave, skema jo vetëm që ka nisur të funksionojë, por po çon edhe kontributet e para në buxhet, përtej pritshmërive të qeverisë.

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit janë arkëtuar nga tatimet 227 milionë lekë nga vetëm 88 milionë lekë të parashikuara për periudhën, me një rritje 150 % më shumë.

Ministria e Financave sqaron se, zërat me performancë të mirë në krahasim me vitin e kaluar janë të ardhurat nga tatimi progresiv, tatimi mbi qiratë dhe të ardhurat nga deklaratat personale e individëve.

Ndërsa duke bërë krahasimin e të ardhurave të çdo taksë për tatimin mbi të ardhurat personale, për çdo zë, për periudhën janar –maj 2015/2014, konstatohet se të ardhurat nga interesat, dividendët dhe tatimi në burim, të cilët janë me ndikim kryesor në zërin e totalit të të ardhurave personale, jo vetëm që nuk kanë rritje në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse u rrit norma nga 10% në 15%, por janë më pak se viti i kaluar.

Detyrimi për deklarim përfshin të gjithë individët që realizojnë të ardhura vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më shumë se 2.000.000 leke (përfshirë individët rezidentë dhe jo rezidente më të ardhura brenda dhe jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë). Prej vitit 2011, secili individ që realizon te ardhura vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më shumë se 2,000,000 lekë brenda vitit fiskal (përfshirë individët rezidentë me të ardhura brenda dhe jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë, si dhe jo rezidentë me të ardhura brenda territorit te Republikës se Shqipërisë) duhet ti deklarojë ato deri në fund të prillit të vitit pasardhës (për vitin e parë të deklarimit afati ishte 30 Shtatori 2012). Individët brenda familjes që kanë të ardhura nga burime të ndryshme janë të detyruar të deklarojnë individualisht, nëse plotësojnë kriterin e realizimit të të ardhurave.

Përjashtohen nga detyrimi për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës individuale çdo individ, që realizon të ardhura bruto vjetore nga të gjitha burimet në shumën totale më pak se 2.000.000 leke brenda vitit fiskal. Ky ligj nuk i përjashton zyrtarët publikë, që kanë detyrim ligjor deklarimin e pasurisë. Deklarata që ata bëjnë për deklarimin e pasurisë mund të përdoret si një argument shtesë për burimin e shumave të të ardhurave vjetore të realizuara nga ta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.